00:00:00
22 Feb

Chriss Pratt thotë se kisha nuk është anti-LGBTQ

Chriss Pratt thotë se kisha ku ai shkon nuk është “anti LGBTQ” pasi Ellen Page tha se kisha e tij  ishte homofobike.

Page, e cila është lesbike, iu përgjigj një postimi në Twitter ku thoshte se Pratt do të diskutonte “anën e tij shpirtërore” në një emision amerikan.

Ajo tha “por kisha e tij është ka nam të keq për të qenët anti-LGBTQ kshtu që mund ta adresojë këtë problem gjithashtu?”

Asnjëri prej tyre nuk e ka emruar kishën, por Pratt, 39 vjeçar, u përgjigj në një storie në Instagram për të mbrojtur vendin ku ai lutet. Ai tha: “Së fundmi është aluduar se unë i përkas një kishe e cila ‘urren një grup të njerëzve’ dhe është e njohur si ‘anti-LGBTQ’. Ashjë nuk mund të shkkojë larg së vërtetës”.

“Unë shkoj në një kishë e cila hap dyert për të gjithë”.

Page, e cila njihet për rolet e saj në ‘Juno’ dhe ‘Inception’, më pas shkroi në Twitter për të thënë: “Nëse ti je një aktor i famshëm dhe i takon një organizate që urren një grup njerëzish, mos u befaso nëse dikush thjesht pyet për këtë gjë”.

Pratt tha se “pa marë parasysh çfarë Bibla thotë rreth divorcit”, kisha e tij ishte “afër meje gjatë çdo hapi” gjatë ndarjes nga aktorja Anna Faris, dhe se ajo jep “dashuri dhe përkrahje” pa marrë parasysh “orientimin seksual, racën apo gjininë”.

Pratt tha se ai nuk është “zëdhënës i asnjë kishe” dhe se “ne duhet të kemi më pak urrejtje në botë.”

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.