00:00:00
22 Mar

Çfarë ndodhë kur hani çokollatë për çdo ditë

Lexoni për të kuptuar të gjitha justifikimet që ju duhen për të ngrënë çokollatë çdo ditë.

Të mbron nga sëmundjet e zemrës

Meqë zvogëlimi i shtypjes së gjakut dhe Lipoproteina e oksidizuar me densitet të ulët ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, antioksidantët te çokollata e zezë e kanë këtë efekt.

Ka superfuqi të antioksidantëve

Çokollata e zezë përmban shumë përbërës që funksionojnë si antioksidantë madje është ushqimi që në përgjithësi përmban më së shumti antioksidantë.

Ushqyeshmëria

Një copë çokollate 100 gramëshe përmban 11 gramë fibra dhe vlerat e nevojshme ditore të bakrit dhe magnanit. Gjithashtu përmban edhe më shumë se gjysmën e vlerës ditore të hekurit, magnezit, kaliumit, fosforit, zinkut dhe selenit. Megjithatë, nuk duhet të hani më tepër se 100 gramë çokollatë.

Mbron lëkurën nga ekspozimi ndaj diellit

Flavonoli te çokollata e zezë është i aftë të mbrojë lëkurën nga dëmi prej rrezeve të diellit. Flavonoli mund ta përmirësojë qarkullimin e gjakut në lëkurën tuaj dhe përmirëson hidratimin dhe densitetin e lëkurës. Këto e bëjnë lëkurën të duket e butë.

Funksionim më i fuqishëm i trurit

Rritja në funksionimin e trurit është rezultat i përmbajtjes së antioksidantëve. Kjo padyshim luan një rol kyç por të mos harrojmë edhe kafeinën në çokollatë që e stimulon trurin.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.