00:00:00
22 Feb

Catherine Wreford: Valltarja me një sëmundje të padukshme

Ju shumë lehtë mund të shkoni ta shikoni Catherine Wreford teksa performon dhe të mos vëreni agjë që nuk shkon deri sa të shikoni programim e shfaqjes ku do ta kuptoni se valltarja ka kancer në tru.

“Unë gjithmonë e vendos atë në biografinë time sepse dua që njerëzit ta dinë se jam ende në skenë duke performuar, por kam një sëmundje të padukshme”, thotë ajo.

“Dhe dua që ata ta dinë se kjo sëmundje e padukshme do të më vrasë dikur, por jo tani. Unë ende mund të vallëzoj, dhe pasi mundem unë do të vazhdoj”.

Kur 39 vjeçarja u diagnostikua me anaplastic astrocytoma (tumor malinje në tru), asaj  i thanë se kishte 2 deri në 6 vite jetë.

Kjo ndodhi para 6 viteve.

Por, pa marrë parasysh se viti 2019 është viti kur koha e mbetur duhet të përfundojë, ajo po përgatitet të shfaqet në një produksion të ri të Romeo and Juliet në Kanadë.

Së bashku me shokun e saj të ngushtë, Craig, ata do të portretizojnë zotëriun dhe zonjën Kapulet, kur produksioni hapet me 13 shkurt.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.