Bulizmi është shumë i përhapur në Instagram

Instagram-i është njëri prej aplikacioneve më të përdorura nga adoloshentët.

Sipas një studimi të fundit nga Pew Research Center, 72 përqind e adoloshentëve e përdorin platformën, e cila tani ka më shumë se 1 miliard përdorues në muaj.

Instagram-i u mundëson njerëzve të bisedojnë me njerëz që i njohin, të jenë në kontakt me shokë nga kampingjet apo sportet, dhe të lidhen përmes shpërndarjes së fotografive apo diskutimeve të ndryshme.

Por kur këto shoqëri dështojnë, aplikacioni mund të shndërrohet në një derë dhimbjeje. Sipas anketës së Pew, 59 përqind e adoloshentëve janë ngacmuar on-line, dhe sipas një ankete të vitit 2017 të bërë nga Ditch the Label, një grup jo fitimprurës anti-bulizmit, më shumë se një në pesë 12 deri në 20 vjeçarë përjetojnë bulizëm sidomos në Instagram.

“Instagram-i është një vend i mirë nganjëherë,” tha Riley, një 14 vjeçar i cili sikurse shumica e fëmijëve në këtë ngjarje, kërkoi t`i referohen vetëm me emër, “por ka shumë dramë, bulizëm dhe thashetheme që vijnë bashkë me të.”

Adoloshentët gjithmonë kanë qenë të vrazhdë ndaj njëri-tjetrit. Por Instagram-i ofron një varg veçanërisht të fuqishëm të veglave për ta bërë këtë. Shpejtësia dhe madhësia e mekanizmit shpërndarës i lejojnë komentet e këqija apo fotografitë ngacmuese të bëhen virale brenda orëve. Sikurse Twitter, Instagram-i e bën shumë të lehtë hapjen e profileve të reja anonime, të cilat mund të përdoren veçanërisht për ngacmim. Çka është më e rëndësishmja, shumë ndërveprime në aplikacion fshihen nga prindërit dhe mësuesit, shumë prej të cilëve nuk i kuptojnë komplikimet e platformës.

“Nuk ka vend për bulizëm në Instagram, dhe jemi të përkushtuar ta rrisim një komunitet të sjellshëm dhe ndihmues. Çfarëdo lloj i abuzimit on-line në Instagram vepron totalisht kundër kulturës në të cilën kemi investuar – një platformë ku secili duhet të ndihet i sigurt dhe rehat t`i ndajë përvojat jetësore përmes fotove dhe videove”, tha një zëdhënës i Instagram-it për Atlantic në shtator të 2017-ës.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.