BT ndalon përdorimin e pajisjeve 5G nga Huawei

BT ka thënë se nuk do t`i përdorë pajisjet e Huawei-t në zemrën e rrjetit të vet telefonik 5G kur të lansohet në Mbretërinë e Bashkuar.

Firma britaneze, sidoqoftë, ende planifikon t`i përdorë antenat transmetuese 5G të kompanisë kineze dhe produktet tjera nuk do të jenë në përbërjen bazë të shërbimit.

BT ka konfirmuar edhe se po i largonte pajisjet Huawei nga baza e rrjeteve ekzistuese 3G dhe 4G, zbuloi Financial Times.

Kjo pason shqetësime për sigurinë.

Komisioni i Kongresit Amerikan për Rishikim të raporteve të Ekonomisë dhe Sigurisë me Kinën, së fundmi ka lasnuar një raport ku thotë se Pekini mund ta detyrojë Huawei-n dhe prodhuesit tjerë kinez të pajisjeve 5G t`i “ndryshojnë produktet për të të performuar nën pritshmëri apo të dështojnë, ta lehtësojnë spiunazhin e përbashkët shtetëror, apo ta komprometojnë konfidencialitetin, integritetin apo disponueshmërinë në ndonjë mënyrë tjetër” të rrjeteve rrjeteve që i përdornin ato pajisje.

Javën e kaluar, Zelanda e Re u bë shteti i fundit që e pengoi një rrjet lokal t`i përdorë pajisjet 5G të Huawei-t.

Dhe të hënën, shefi i shërbimit të inteligjencës MI6, Alex Younger tha se Britania duhet të vendoste sa e rehatshme ishte t`i përdorte teknologjitë nën pronësi kineze në infrastrukturën e komunikimit.

Huawei mohon të ketë ndonjë lidhje me qeverinë kineze përveç faktit se është taksapagues ligjor.

Sidoqoftë, kritikët theksojnë se themeluesi i saj, Ren Zhengfei, ishte ish-inxhinier i ushtrisë së shtetit dhe i është bashkuar Partisë Komuniste në vitin 1978.

Ka edhe pyetje se sa e pavarur nga ndikimi i shtetit mund të jetë cilado kompani e madhe kineze.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.