Britania mund ta anulojë Brexit-in pa kërkuar leje nga BE

Këshilltari ligjor pët gjykatën kryesore të Bashkimit Evropian ka thënë të martën se Mbretëria e Bashkuar mund ta anulojë Brexit-in pa kërkuar leje nga shtetet tjera anëtare të BE-së.

Sterlina u rrit shpejt pas këtij lajmi, duke tregtuar me rreth 1.2806 kundër dollarit në orën 9:20 të mëngjesit të së hënës me kohën e Londrës, pas tregtimit me rreth 1.2720 dollarë.

Një grup ligjvënësish skocez kanë kërkuar vendim ligjor për këtë dhe si kërkesa e Mbretërisë së Bashkuar sipas nenit 50 për t`u larguar nga Bashkimi Evropian mund të hiqet në mënyrë të njëanshme para afatit të fundit për Brexit, 29 mars 2019.

Neni  50 e lejon një shtet ta nxisë procesin që e nxjerr atë nga unioni politik dhe ekonomik i Evropës. Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May e nxiti kaluzën e daljes në mars 2017.

I mbështetur nga një kërkesë për financim të përbashkët, rasti është shqyrtuar nga një grup politikanësh skocez, bashkë me një avokat të profilit të lartë Jolyon Maugham QC. Vendimi përfundimtar nëse neni 50 mund të anulohet pa kontribut të 27 shteteve tjera BE-së do të merret nga Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian (GJDBE).

Gjykata evropiane tashmë e ka mbajtur një seancë dëgjimore, duke marrë dëshmi nga grupi i lëgjvënësve të cilët thanë se donin qartësi për të ndihmuar marrjen e vendimeve nga parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar. Qeveria britaneze e ka kundërshtuar rastin, duke thënë se është një përpjekje e motivuar politikisht për ta frustruar Brexit-in.

Gjykata ka dëgjuar edhe nga avokatët që e përfaqeësonin Komisionin Evropian dhe Këshillin e BE-së dhe institucionin që i përfaqëson qeveritë e vendeve anëtare. Ata thanë se heqja e nenit 50 duhet ta përfshijë pajtimin unanim të 27 kombeve tjera.

BE-ja është e shqetësuar se lejimi i një shteti për ta tërhqeur nenin 50 dhe pastaj ta ndryshojë vendimin pa ndonjë kontribut shtesë mund të bëhet një mjet për ata që nuk janë të kënaqur me politikat e Brukselit. Për qeveritarët e Mbretërisë së Bashkuar dhe politikanët pro Brexit-it, ka të ngjarë që mund të hapë rrugën për një referendum të dytë, duke i dhënë publikut një mundësi për të mbetur në BE.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.