00:00:00
23 Mar

Boshnjakët ankohen për respektimin joadekuat të gjuhës

Një mbledhje e Drejtorisë së Urbanizimit të Komunës së Prizrenit i ka shqetësuar përfaqësuesit e fshatrave të rajonit të Zhupës për shkak të prezantimit të planit të ri urbanistike për mjediset rurale, vetëm në gjuhën shqipe.

Edhe pse drejtori i Urbanizimit, Fatmir Memaj e ka të njohur mirë problemin e (mos)zbatimit të dispozitave juridike kushtetuese për përdorimin zyrtar të gjuhëve në komunën e Prizrenit, ai me bashkëpunëtorët e tij, në fshatin Reçan, ua ka përsëritur leksionin e (mos) zbatimit të barazisë së gjuhëve përfaqësuesve të fshatrave të Zhupës.

Prezantimi ishte vetëm në gjuhën shqipe që kishte shkaktuar reagimin e zhurmshëm të përfaqësuesve të fshatit. Reagimi erdhi edhe nga nënkryetarja për komunitete, Memnune Ajdi, sikundër edhe nga asambleisti nga “Partia e Re Demokratike” (Nova Demokratska stranka – NDS), Azem Durmiši.

Në komunën e Prizrenit, krahas gjuhës shqipe dhe asaj serbe, gjuhë zyrtare janë edhe gjuha boshnjake dhe ajo turke. Edhe me Statutin e komunës së Prizrenit, sikur edhe me Rregulloren për përdorimin e gjuhëve zyrtare, gjuha boshnjake dhe turke në këtë komunë janë gjuhë zyrtare. Por këto dispozita juridike kushtetuese nuk respektohen në masë të duhur.

Me këtë në çdo seancë të Kuvendit të Komunës së Prizrenit ballafaqohen asambleistët boshnjak. Gjithnjë e më shpesh në seancat  parlamentare ata nuk marrin materialet e përkthyera në gjuhën e tyre amëtare. Po ashtu, shpesh nuk funksionon aparatura për përkthim simultan, kështu që në seanca ata mbesin pa përkthim, që u vështirëson pjesëmarrjen aktive.

Vetë asambleistët kanë dërguar numër të madh vërejtjesh publike, mirëpo si praktikojnë të deklarojnë organet kompetente komunale, mungesa e kohës dhe mungesa e numrit të mjaftueshëm të përkthyesve janë arsyet kryesore që materiali nga gjuha shqipe nuk përkthehet në gjuhën boshnjake dhe turke.

Vërejtje të njëjta organeve komunale të Prizrenit u dërgohen edhe nga debatet publike rreth barazisë së gjuhëve të cilat i organizojnë organizatat joqeveritare. Në njërën prej debateve të tilla, kryetari i komunës së Prizrenit, Mutaher Haskuka duke theksuar se krejt këtë e ka të njohur, publikisht ka premtuar se sivjet do të merren të gjitha masat që barazia e gjuhëve më në fund të jetësohet në këtë komunë.

Me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ish deputetit në Kuvendin e Kosovës dhe njëri prej nënshkruesve të Deklaratës së Pavarësisë, Džezair Murati nuk mund të pajtohet me faktin se në Prizrenin multietnik, ku përditë flitet gjuha boshnjake dhe ajo turke, nuk ka asnjë mbishkrim në lokale në këto gjuhë.

Edhe Instituti Demokratik i Kosovës (IDK) në raportin e tij vjetor rreth mbikëqyrjes së punës së komunës së Prizrenit, kishte dhënë një varg vërejtjesh lidhur me shkeljen e të drejtave të gjuhëve në të gjitha fushat. Zyrtarët e komunës së Prizrenit arsyetohen me faktin se nëpunësit e tyre flasin gjuhën boshnjake dhe se palët i marrin dokumentet e tyre në shallter në gjuhën amëtare. Por, ky është brezi i nëpunësve që së shpejti do të pensionohet. Po vjen njjë brez i të rinjve që nuk i mësojnë dy gjuhë të tjera zyrtare, atë boshnjake dhe turke.

Sipas regjistrimit të fundit zyrtar në Kosovë, nga viti 2011, boshnjakët janë komuniteti i dytë në komunën e Prizrenit me 9,6 për qind nga numri i përgjithshëm i banorëve. Edhe pse gjuha e tyre sipas dispozitave kushtetuese juridike është bërë gjuhë zyrtare në komunën e Prizrenit, zbatimi i tij mungon në jetën e përditshme.

Në komunën e Prizrenit po ashtu janë të instaluara të gjitha mekanizmat për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve joshumicë, nënkryetari për komunitet, zëvendës kryesuesi i Asamblesë Komunale, Zyra për Komunitet, Këshilli për Komunitet. Lidhur me këtë, deri më tash më së shumëti dëgjohet zëri I asambelistëve të komuniteteve joshumicë. Por, kjo ende është e pamjaftueshme. Dhe, heshtazi kalohet mbi këtë problem. Për çdo ditë në komunë mbahet mbledhjet e ndryshme në të cilat marrin pjesë edhe komunitetet e tjera po shqiptarëve, por ato zhvillohen vetëm në një gjuhë zyrtare, atë shqipe. Edhe tutje nuk ka përkthimi në dy(tri) gjuhë tjera zyrtare, atë serbe, boshnjake dhe turke. Premtimet e kryetarit të komunës së sivjet do të përmirësohet gjendjen rreth përdorimit zyrtar të gjuhëve deri më tash nuk po shihen.

Radio Astra – Refik Kasi

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.