00:00:00
23 Mar

BIK dënon ashpër sulmin terrorist në Zelandën e Re

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës dënon ashpër sulmin terrorist të ndodhur në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, në të cilin u ekzekutuan 49 besimtarë myslimanë dhe u plagosën 48 t tjerë që ishin duke falur namazin e xhumasë.

Dënojmë fuqishëm këtë sulm terrorist të kryer me gjakftohësi e paramendim ndaj besimtarëve të pafajshëm, të cilët në momentin e krimit ishin duke iu lutur Krijuesit të Gjithësisë.

Ekzekutimi i njerëzve që i përkasin një besimi apo një etnie tjetër, parqet një akt terrorist kundër njerëzimit, vlerave humane dhe atyre hyjnore. Tashmë terrorizmi është një nga sfidat kryesore të botës moderne, ndaj të cilit bota e lirë duhet të jetë unike dhe e pakompromis, në luftën kundër kësaj të keqeje që ka marrë përmasa globale.

Me këtë rast, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës bashkëndien dhembjen me familjarët e viktimave të cilave u shpreh ngushëllimet më të sinqerta ndërsa të lënduarve ju dëshirojmë shërim sa më të shpejtë.

Lusim Zotin që viktimat e këtij akti terrorist ti mëshiroj, ndërsa aktet të tilla të dhunës e terrorit të mos përsëriten askund në botë.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.