Bibliotekarët në shpëtim! Një histori e libradashësve heroikë

Përgjatë historisë ka pasur bibliotekarë të guximshëm; fatkeqësisht, në shumë pjesë të botës, bibliotekarët thirren që t’u dalin krah principeve të lirisë së shprehjes dhe në të njëjtën kohë të mbështesin dekretin që libraritë janë një vend strehimi.

Në vitin 2012, bibliotekari Abdel Kader Haidara ndihmoi të importonte ilegalisht jashtë qytetit 500,000 dorëshkrime larg nga islamikët malianë që kërcënonin se do t’i shkatërronin ato. Saad Eskander, drejtor i Librarisë Kombëtare të Irakut, ka strehuar dhe ndjekur pa u lodhur librat e shënjestruara si nga islamikët ashtu edhe nga forcat amerikane që nga viti 2003. “Nuk kam pasur kurrë rojë personale sepse kjo tërheq vëmendje. Nëse ata duan të të vrasin, do ta bëjnë”.

Shumë bibliotekarë të tjerë u akuzuan për “rrezikshmëri” në Kuba për shkak të grumbullimit të librave të klasifikuara nga Fidel Kastro si provokuese- si për shembull “Animal Farm” e George Orwell.

Bibliotekarët gjithashtu i kanë shëndrruar bibliotekat në vende të sigurta edhe në situatat më ekstreme: Libraria Ferguson në Missouri qëndroi e hapur për t’u ofruar banorëve “wifi, ujë, pushim, dituri” gjatë trazirave të nxitura nga të shtënat e adoleshentit Michael Brown.

Yvonne Cech, një bibliotekare në shkollën fillore Sandy Hook, mbrojti 18 fëmijë dhe 3  anëtarë të stafit në një dollap të depos gjatë gjuajtjes në masë në vitin 2012, duke e bllokuar derën me një skedar.

Vetëm pesë vite më vonë, Diana Haneski, bibliotekarja në shkollën e mesme Stoneman Douglas, u doli në mbrojtje 50 studentëve dhe 5 të rriturve në dhomën e pajisjeve gjatë një gjuajtjeje tjetër në masë- dhe ndoqi këshillën e mikut të saj duke refuzuar ta hapte derën derisa i verifikoi identitetet e shpëtuesve.

Pra, nuk ka asgjë të re rreth faktit që bibliotekarët, qoftë për të ruajtur librat nga cenzura apo për të mbrojtur komunitetin nga rreziku, zgjedhin edhe veprimet krahas fjalëve.