00:00:00
23 Mar

Bateristi Hal Blaine vdes në moshën 90-vjeçare

Hal Blaine, një nga bateristët më produktiv dhe më me ndikim i gjeneratës së tij, ka vdekur në moshën 90-vjeçare.

Gjatë karrierës së tij, ai ka luajtur në hite të panumërta nga Frank Sinatra, Elvis Presley, Beach Boys dhe John Lennon mes të tjerëve.

Por pjesa e tij më e njohur ishte melodia “boom-ba-boom-crack” që e hap këngën “Be my baby” të Ronnettes.

Me të dëgjuar për vdekjen e tij, anëtari i Beach Boys, Brian Wilson e quajti atë “bateristin më të mirë ndonjëherë”.

“Hal Blaine ishte një muzikant dhe mik aq i mrekullueshëm sa nuk mund ta përshkruaj me fjalë”, tha Wilson në një postim në Twitter, ku postoi edhe një fotografi të tij dhe Blaine duke kënduar me piano.“Hal më ka mësuar shumë dhe ai i ka kontribuar shumë suksesit tonë. Ai ishte bateristi më i mirë ndonjëherë”.

Bateristi i Rolling Stones, Charlie Watts, i cili luajti në festën e ditëlindjes së 90-të të Blaine muajin e kaluar shtoi se:

“Ai na ka dhënë shumë të gjithëve. Ndihem shumë i bekuar që kam festuar jetën e tij me të”.

“Sot me keqardhje duhet t’i them lamtumirë Hal-it”, shtoi këngëtarja e Ronnettes, Ronnie Spector në Facebook duke e falenderuar atë “për magjinë që i shtoi të gjitha këngëve të Ronnettes dhe shumë këngëve të tjera gjatë karrierës së tij të mahnitshme”.

Ndonëse nuk ishte asnjëherë emër shumë i njohur, çdokush që ka një koleksion këngësh pothuajse pa dyshim duhet të ketë një nga këngët e Blaine. Ai luajti në më shumë se 6000 këngë gjatë karrierës së tij.

Sipas Rock and Roll Hall of Fame, Blaine “ka luajtur në më shumë hite sesa çdo baterist tjetër në epokën e rokut, përfshirë 40 këngë të vendeve të para dhe 150 që arritën në top 10she”.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.