00:00:00
22 Feb

Barbie bëhet sërish markë miliarda dollarëshe

Kompanitë e lojërave kanë pasur disa vite të vështira. Apetiti në rritje i fëmijëve për pajisje teknologjike- përfshirë videolojërat, laptopat dhe telefonat e mençur- ka tejkaluar dëshirën e tyre për lojëra tradicionale. Viti i kaluar ishte veçanërisht i tmerrshëm në SHBA pasi që “Toys R Us” falimentoi dhe i mbylli ose i shiti të gjitha dyqanet.

Por gjërat duket se kanë filluar të rregullohen. Mattel, njëra nga tri kompanitë më të mëdha të lodrave në botë, pati fitim të befasishëm duke iu falenderuar në një masë të madhe suksesit të një prej brendeve të veta më të famshme: atë të Barbie.

Shitjet botërore të Barbie në çerekun e fundit arritën në 391 milionë dollarë, një rritje prej 12% nga viti i kaluar. Fitimet vjetore arritën në mbi 1 miliard, me një rritje prej 14% nga viti 2017.

Shefi ekzekutiv, Ynon Kreiz tha se:

“Mezi po presim të festojmë përvjetorin e 60-të të Barbie përgjatë vitit 2019 me një numër lansimesh të produkteve dhe ngjarjeve ngazëllyese”.

Në dhjetor të vitit 2018, kompania njoftoi se do të prodhonte një film të Barbie ku në rolin kryesor do të jetë aktorja e nominuar për Oscar, Margot Robbie.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.