00:00:00
22 Mar

Bafta Film Awards 2019: “The Fabourite” udhëheq nominimet

Filmi i Olivia Colman “The Favourite” e udhëheq garën për Bafta Awards, me 12 nominime.

Lajmërimi vjen ditë pasi që Colman fitoi një Golden Globe për rolin e saj si Mbretëresha Anne në filmin dramë-komedi.

Filmi është shumë para rivalëve të tij më të afërt Bohemian Rhapsody, A Star Is Born, First Man dhe Roma, të cilët i kanë nga shtatë nominime secili.

The Favourite është  i vetmi prodhim i cili nominohet për filmin më të mirë dhe për filmin më të famshëm britanez. Ai gjithashtu ka dëshmuar se është i famshëm në arkë, duke mbledhur 4 milionë funta në Britaninë e Madhe dhe Irlandë në javën e parë.

Colman është nominuar për aktoren më të mirë, ndërsa aktoret dy aktoret tjera të cilat marrin pjesë në film Weisz dhe Emma Stone- të cilat luftojnë për dashurinë e mbretëreshës në film- të dyja garojnë për aktoren më të mirë në rolin dytësorë.

“Ka shumë dashuri për këtë film”, tha kritiku i filmit Jason Solomons për BBC. “Tashmë veҫse është duke mbledhur mjaftueshëm në arkë dhe i ka vetëm një javë që është publikuar.

“Olivia Colman është një figurë aq e famshme… Mendoj se njerëzit po dashurohen me performancën e saj si Mbretëresha Anne, duke u shoqëruar, pa dyshim, në mënyrë të mrekullueshme nga Rachel Weisz dhe Emma Stone”.

Colman i ka fituar tri ҫmime Bafta më parë për rolet e saj në Broachurch, Twenty Twelve dhe Accused.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.