As mjekët nuk e dinë se si kjo dromcë doli nga një pacient

Një revistë mjekësore postoi në Twitter një foto të re në serinë e anomalive mjekësore të mahnitshme për t’u parë. Imazhi është në strukturë misterioze, e degëzuar e cila nëse do të ishte postuar diku tjetër do të besohej se është një pjesë e disa sistemeve të rrënjëve nëntokësore të qershisë apo korale të ndritshme.

Mirëpo kjo nuk është krijesë e thellësisë. Është një dromcë gjashtë inç e gjakut të njeriut, krejtësisht e paprekur, në formën e pemës bronkiale të djathtë, një nga dy rrjetet kyçe cilindrike që përçojnë ajrin nga dhe deri në mushkëri. Ajo u nxorr jashtë përmes një kolle.

As mjekët që e trajtuan burrin 36-vjeçar që e nxori jashtë dromcën e gjakut nuk janë të sigurtë se si ajo mund të ketë dalë pa u thyer.

“Ishim të mahnitur”, tha Wieselthaler, një kirurg i transplantit dhe mushkërive në Universitetin e Kalifornisë në San Fransisco. “Është një kuriozitet që s’mund ta imagjinosh- dua të them, kjo është shumë, shumë e rrallë”.

Ai dyshon se përgjigjja mund të jetë fibrinogjeni, një proteinë përbërëse e plazmës së gjakut që vepron si “ngjitës” i dromcave duke kapur trombocitet për të formuar një masë. Infeksioni që pacienti kishte, përveç që përkeqësoi infarktin e tij, shkaktoi edhe një përqendrim më të madh se ai normal të fibrinogjenit në gjakun e tij. Është e mundur, thotë Wieselthaler, se gjaku në rrugët e tij ajrore ishte jashtëzakonisht elastik, i aftë për të mbijetuar udhëtimin me gunga deri në trake i padëmtuar.

Komplikimet e shumta të zemrës të pacientit ishin shumë të rënda dhe ai vdiq një javë më vonë. Admirimi i një produkti të një shkatërrimi të plotë të trupit njerëzor mund të duket brutale. Megjithatë, fotografia është magjepsëse pasi struktura e dromcës tregon një pjesë të çdo trupi njerëzor, një filigran biologjik që secili mund ta vlerësojë edhe si pjesë të vetes. Prandaj edhe mjekët e shpërndanë fotografinë ku u tha: “Njohja e anatomisë së bukur të trupit të njeriut është qëllimi kryesor i kësaj”.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.