00:00:00
17 Jan

Apple vendos iTunes në televizorët Samsung

Televizorët Samsung të vitit 2018 dhe 2019 do të mund të kenë qasje në koleksionin tuaj të filmave dhe serive televizive në iTunes dhe t’i lëshojnë ato. Ju do të jeni gjithashtu në gjendje të bleni dhe huazoni përmbajtje nga iTunes drejtpërdrejt nga televizioni. Përmbajtja do të jetë në dispozicion përmes një aplikacioni të veçantë që do të debutojë ekskluzivisht në televizorët e Samsung. Televizorët do të kenë edhe mundësinë për AirPlay 2, standardi i Apple për transmetimin me wireless.

Aplikacioni i filmave dhe serive të iTune do të jetë i disponueshëm në 100 vende në të dy modelet e televizorëve të Samsung, atë të 2018 dhe 2019. Ky mund të jetë edhe një veprim që i prin shërbimit të transmetimit për të cilën thuhet se Apple po punon dhe i cili gjithashtu supozohet se do të jetë e disponueshme në 100 vende.

Apple tregon se televizorët e mençur të Samsung nuk mund të gjurmojnë shikimet brenda aplikacionit, një tjetër shembull i fokusit të Apple në privatësi.

Në të njëjtën kohë, AirPlay 2 do të jetë e disponueshme në 190 vende dhe do të mundësojë që përmbajtjet si videot, fotografitë apo muzika të transmetohet drejtpërdrejt nga pajisjet e Apple në televizorët e Samsung. Pohohet se në televizorët e vitit 2019 të kompanisë do të shtohet edhe Google Assistant.

Duke folur rreth kësaj, zëvendëspresidenti kryesor i Softuerit dhe Shërbimeve në Internet, Eddy Cue, tha “Duam t’i sjellim iTunes dhe AirPlay 2 sa më shumë konsumatorëve përreth botës përmes telefonave të mençur të Samsung në mënyrë që shfrytëzuesit e iPhone, iPad dhe Mac të kenë një mënyrë tjetër për të shijuar përmbajtjen e tyre të preferuar në ekranin më të madh në shtëpinë e tyre”.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.