Apple pritet t`i risjellë në treg ngjyrat e ngjashme me iPhone 5c

Sipas një artikulli në blogun 9to5Mac, një iPhone OLED 6.5 inç duhet të ketë çmim sikurse iPhone X i tanishëm (1000 Dollarë), dhe do të ketë ven për dy SIM kartela. Telefoni LCD i tipit iPhone X, 6.1 inç duhet të kushtojë rreth 700 dollarë.

Telefoni 6.5 inç do të jetë me ngjyrë të bardhë, të zezë dhe gold. Ndërsa telefoni LCD 6.1 inç do të debutojë me ngjyrë të kaltër, hiri, të bardhë, të kuqe dhe portokalli.

Këto janë pesë ngjyrat e reja të mundshme për modelin LCD.

iPhone LCD 6.1 inç, me çmim 700 dollarë (i cili më së shumti do t`i përngjajë dizajnit të një iPhone X në pjesën e përparme) do të ketë më shumë zgjedhje ngjyrash duke përfshirë të kaltërtën, të kuqen dhe të portokalltën. Këto ngjyra janë të ngjashme me ato të iPhone 5c.

Nuk dihet nëse ngjyra ‘red’ do të thotë produkti RED, sikurse edicioni i veçantë RED I iPhone 8 të cilin Apple e lansoi në pranverë.

Tre iPhone të ri pritet të lansohen në vjeshtë; një rifreskim i iPhone X 5.8 inç, një ‘iPhone X Plus’ i ri OLED 6.5 inç, dhe një iPhone LCD 6.1 inç me kornizë të hollë dhe me Face ID.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.