Apple prezanton iPhone XS me 12 shtator

Apple zyrtarisht ka njoftuar se kur dhe ku do ta mbajë ngjarjen e madhe të radhës. Ngjarja e 12 shtatorit e kompanisë Apple pritet të përfshijë prezantimin e tre iPhone-ve të ri.

Besohet se dy nga telefonat që do të prezantohen me 12 shtator do të quhen iPhone XS dhe do të jenë 5.8 inç dhe 6.5 inç. Po ashtu besohet se iPhone XS do të vijë në një ngjyrë të re ari, opsion i cili nuk ishte ofruar më parë në dizajnin e ri. Apple vetë e ka publikuar versionin ngjyrë ari të iPhone X-it, por ende nuk mund të blihet.

Detajet tjera ende pritet të përcaktohen, por emri sigurt do të jetë iPhone XS, modeli OLED do të vijë në dy madhësi duke përfshirë një version më të madh, dhe secili do të ofrohet ne ngjyrë ari për herë të parë.

Apple gjithashtu pritet ta zbulojë serinë e katërt të orëve Apple në të njëjtën ngjarje mediale.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.