00:00:00
22 Mar

Apple pranon se zëvendësimet e baterive kanë dëmtuar shitjet

Përmes një letre të lansuar nga shefi ekzekutiv Tim Cook për investitorët, Apple sapo ka zbuluar se po pret një humbje prej 9 miliardë dollarësh në të ardhura për shkak të kërkesave të ulëta për iPhone të shkaktuar nga gjithmonë e më shumë njerëz që po i zëvendësojnë bateritë e tyre.

Vitin e kaluar, Apple pranoi se po kontrollonte modelet e vjetra të iPhone për të kompensuar bateritë e dobëta që ndonjëherë bënin që telefonat të ndaleshin. Apple ofroi të zvogëlonte tarifën e zëvendësimit të baterisë nga 79 në 29 dollarë si një mënyrë për të kërkuar falje.

Tarifa më e ulët kombinuar me një transparencë më të madhe siç duket bëri që më shumë njerëz në vitin 2018 t’i zëvendësonin bateritë në vend se të merrnin modelet e fundit të iPhone. Tani që bateritë janë më të lira dhe më të lehta për t’u zëvendësuar, njerëzit nuk po blejnë më iPhone të cilët kushtojnë tani deri në 1,449 dollarë. Duke qenë se anët negative të modeleve të iPhone janë zhdukur, janë zhdukur në të njëjtën kohë edhe arsyet e njerëzve për të ndryshuar telefonin.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.