00:00:00
22 Feb

Apple po planifikon kamera 3D për modelet e reja të iPhone

Apple po planifikon të lansojë modele të iPhone me kamerë më të fuqishme 3D më së largu vitin e ardhshëm, duke e përmirësuar përpjekjen e kompanisë për realitetin e shtuar.

Kamera 3D me gamë më të gjerë dhe me pamje të pasme është dizajnuar për ta skanuar ambientin për të krijuar versionin tredimensional të botës reale. Do të funksionojë deri mbi 4 m nga pajisja ndryshe nga sistemi i tanishëm i kamerës 3D të iPhone që funksionon në distance prej 25 deri 50 cm për ta fuqizuar karakteristikën e Apple për njohjen e fytyrës.

Sistemi i ri i Apple përdor një skaner me laser në vend të teknologjisë së tanishme e cila nuk funksionon aq mirë në distanca të largëta. Kjo është vetëm një nga shumë karakteristikat e reja- përfshirë një kamerë më të avancuar, pajisje të përmirësuara për bërjen e fotografive dhe një çip më të fuqishëm që Apple planifikon t’i përfshijë në gjeneratat e ardshme të iPhone.

Kamera 3D me laser do ta avanconte realitetin e shtuar në iPhone, duke mundësuar një perceptim më të thellë dhe vendosje më të saktë të objekteve virtuale. Gjithashtu mund t’ju ndihmojë pajisjeve të bëjnë fotografi që kapin më mirë thellësinë. Apple ka qenë në negociata me Sony Corp. rreth testimit të sensorëve për sistemin e ri.

Kamerat janë bërë një ndër karakteristikat më të rëndësishme në tregun e telefonave të mençur. Fotografitë më të mira janë një arsye që i shtyjnë njerëzit të marrin versione më të mira të telefonave.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.