Apple nuk do të publikojë iPhone të ri 5G deri më 2020

Apple planifikon të mos publikojë ndonjë iPhone të paktën deri më 2020, i cili do të ishte telefon që mund të lidhet me gjeneratën e ardhshme të shërbimeve telefonike me shpejtësi të lartë që do të dalin vitin e ardhshëm, sipas disa burimeve në dijeni për ngjarjen.

Vonesa mund t`ua bëjë më të lehtë rivalëve si Samsung të fitojnë konsumatorë me telefonat që lidhen me rrjete 5G, që do ta ofrojnë një hap përpara në shpejtësinë e internetit mobil kur të prezantohen më 2019.

Sikurse me 3G dhe 4G, dy gjeneratat e kaluara të teknologjisë së telefonave mobil, Apple do të presë një vit pas përdorimit fillestar të rrjeteve të reja para se produkti kryesor i saj ta fitojë aftësinë për t`u çasur në to, thanë burimet.

Kalkulimet paraprake të Apple — që kanë dalë të sakta – ishin që rrjetet e reja dhe versionet e para të smartfonëve rivalë mund të vijnë me probleme sikurse mbulueshmëria e pabarabartë, duke i bërë konsumatorët më të detyruar ta bëjnë kërcimin menjëherë. Këtë herë, shtytësit 5G thonë se ky ndërrim është një përmirësim i shpejtësisë, duke e bërë më të rrezikshëm vendimin e Apple për të pritur. Rrjetet do t`i hapin portat e llojeve të reja të kopmjuterikës së telefonave, thonë advokuesit e 5G.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.