Apple lanson për testim versionin Beta për iOS 12

Apple ka lansuar versionin beta të iOS 12 për grupin e vet të testimit të programeve beta, duke u dhënë atyre që nuk krijojnë faqe mundësi të testojnë softverin para lansimit përfundimtar në vjeshtë. Versioni i parë publik beta për iOS 12 duhet t`i përgjigjet zhvilluesit të dytë beta, i cili u lansua javën e kaluar.

Testuesit e betas të cilët kanë nënshkruar për progranim e testimit të betas do ta marrin rifreskimin e beta iOS 12 pasi ta instalojnë certifikatën e duhur në pajijsje iOS.

Ata që duan ta testojnë programin beta mund të nënshkruajnë në web-faqen e testimit të Apple, e cila u jep qasje përdoruesve të programeve beta iOS, macOS, dhe tvOS.

Siri është përmirësuar në iOS 12 me rrugët e shkurtëra Siri, që janë të disenjuara për ta lejuar Siri-n të punojë me çfarëdo aplikacioni, dhe Siri është po ashtu më i zgjuar dhe i aftë të ofrojë informacione në sporte me motorë, ushqim dhe fytyra publike.

Gjatë procesit të përmirësimeve, iOS 12 do t`i bëjë detyrat e përditshme në iPhone dhe iPad më të shpejta dhe më të përgjegjshme, me kamerë që lëshohet gati 70 përqind më shpejt dhe me tastierë që shfaqet deri në 50 përqind më shpejt. iOS 12 do të jetë në dispozicion për zhvilluesit dhe testuesit publik të programeve beta për disa muaj, në mënyrë që t`ia mundësojë Apple të punojë ende për përmirësime. Përditësimi do të jetë në dispozicion këtë vjeshtë.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.