00:00:00
22 Mar

Apple iu përgjigjet ankesave të Spotify

Apple iu ka përgjigjur kërkesave të Spotify se politikat e dyqaneve të aplikacioneve i dhanë një “avantazh të padrejtë”.

Spotify bëri komentet e veta pasi paraqiti një ankesë zyrtare anti-trust kundër Apple në Evropë duke thënë se  “kufizonte” zgjedhjen e konsumatorit.

Apple mori hapin e pazakontë për t’u përgjigjur përmes një deklarate publike, duke sqaruar se si funksionoi dyqani i aplikacioneve dhe tarifat që i kishte ngarkuar.

“Spotify kërkon të gjitha përfitimet e një aplikacioni pa pagesë duke qenë me pagesë,” tha deklarata.

Rregullat e App Store

Në një blog Daniel Ek, bashkë-themelues i shërbimit të transmetimit të muzikës, tha se kishte vendosur të paraqiste ankesën anti-trust sepse Apple kishte ndryshuar politikat e App Store  “me qëllim që të kufizonte zgjedhjen dhe të mbyste inovacionin”.

Apple është përgjigjur duke thënë se dyqani i aplikacioneve lejon që inovacioni të lulëzojë sepse të gjithë zhvilluesit e dinë se “të gjithë po luajnë me të njëjtat rregulla”.

Kompania gjithashtu tha se nuk do e kishte penguar aftësinë e Spotify për të përditësuar aplikacionin e saj nëse shërbimi i muzikës nuk do të kërkonte “të anashkalonte” rregullat që ndjekin aplikacionet e tjera.

Apple tha se Spotify donte të gjitha përfitimet e dhuruara nga Apple Store pa i ndarë disa nga paratë që fitonte nga ai ekspozim.

“Ne mendojmë se është e gabuar,” tha ajo.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.