00:00:00
22 Feb

Apostolova: LDK të ketë rol konstruktiv në zhvillimin e Kosovës

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është takuar me përfaqësuesen e Posaçme të BE-së dhe shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale politike në vend.

Mustafa e njoftoi Apostolova-n për qëndrimet e LDK-së për proceset në të cilat po kalon Kosova duke përfshirë dialogun Kosovë-Serbi.

Gjithashtu kryetari Mustafa e falënderoi BE-në për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës.

Apostolova falënderoi kryetarin Mustafa për mikpritjen dhe inkurajoi LDK-në të vazhdojë të ketë rol konstruktiv në zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.