00:00:00
22 Feb

Anulohet ceremonia hapëse e filmit të Neeson pas komentit racist

Ceremonia e hapjes së filmit të fundit të Liam Neeson është anuluar pas komenteve të tij se dikur ai dëshironte të vriste çdo zezak që shihte, pasi një shoqe e tij ishte dhunuar.

Raportuesit u njoftuan se ngjarja ishte anuluar, dy orë para kohës së caktuar për mbajtjen së tij.

Neeson ka mohuar se është racist, por deklaratat e tij të publikuara nga The Independent të hënën shkaktuan reagim të madh.

Organizatorët e ngjarjes së tepihut të kuq thanë se nuk do të ketë fotograf ose intervista.

Por çfarë tha Neeson në të vërtetë?

Ai ishte duke folur në promovimin e filmit të tij më të ri ‘Cold Pursuit’, një film që temë kryesore ka hakmarrjen.

Ai tha se dhunimi i supozuar kishte ndodhur shumë kohë më parë dhe se ai e kuptoi pasi ishte kthyer nga një udhëtim jashtë vendit. Aktori vazhdoi tregimin duke përdorur gjuhë ofenduese ndaj sulmuesit.

Ai tha: “Ajo e përballoi situatën e dhunimit në një mënyrë të jashtëzakonshme.

“Por reagimi im i menjëhershëm ishte… a e di kush është? Jo. Çfarë ngjyre të syve kishte? Ajo tha se ishte i zi.

“Dhe unë endesha lart e poshtë duke shpresuar që dikush do më ofrohej- tani ndihem i turpëruar ta them këtë-dhe e bëra këtë për një javë, duke shpresuar se ndonjë ‘maskara i zi’ do të dalë nga një kafene dhe të më thoshte diçka, më kupton? Në mënyrë që unë ta mbysja”.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.