Anne Hathaway i ofrohet një rol në botën e Sesame Street

Një fytyrë e njohur së shpejti mund të bëhet pjesë e botës së Sesame Street.

Bazuar në një raport nga Collider, Anne Hathaway-t i është ofruar  roli kryesor në filmin e ardhshëm Sesame Street të Warner Bros. Hathaway thuhet se do të luaj rolin e Sally i cili mund të jetë një kthim i vajzës e cila u shfaq për në episodin e parë të shfaqjes.

Variety gjithashtu zbuloi se Hatthaway ende nuk ka vendosur të nënshkruaj projektin, pasi që asaj i është ofruar gjithashtu një rol në filmin ‘The Witches’ nga Robert Zemeckis.

Hathaway njihet më së shumti për audiencën e filmave komik për rolin e saj si Catwoman në The Dark Knight Rises, si dhe paraqitjet e saj në The Princess Diaries, Ocean 8, Les Miserables dhe Alice in Wonderland.

Kjo do të shënjonte pjesmarrjen e dytë të Hathaway në botën e Sesame Street, pasi që ajo gjithashtu u paraqit në vitin 2007 për emisionin special Elmo’s Christmas Countdown.

Filmin do ta drejtoj drejtori dhe krijuesi i Portlandia, Jonathan Krisel, i cili pritet të jetë një komedi muzikore. Producent tjetër i  filmit është Shawn Levy i cili ka punuar në këtë projekt për shumë vite.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.