Amazon do të hapë edhe dy seli në Nju Jork dhe Virxhinian Veriore

Amazon.com sot do ta bëjë të ditur se ka zgjedhur Nju Jork-un dhe Virxhinian Veriore për selitë e saj të dyta, sipas një burimi të Reuters, duke i dhënë fund një gare më të gjatë se një vit që ka pasur oferta marramendëse nga lokalet në tërë Amerikën Veriore.

Plani i Amazon-it për t`i ndarë selitë e saj të dyta, të emëruara “HQ2”, barabartë ndërmjet dy qyteteve do ta rrisë praninë e saj rreth New York-ut dhe kryeqytetit të vendit meqë kërkon ta fitojë një avantazh rekrutimi ndaj firmave teknologjike në Silicon Valley.

Burimi, i cili është në dijeni me ngjarjen, tha për Reuters se Amazoni do ta publikojë edhe një investim të rëndësishëm në një qytet tjetër, përveç zbulimit të dy lokacioneve HQ2.

Kompania fillimisht në shtator 2017 kishte thënë se do të shpenzonte më shumë se 5 miliardë dollarë dhe t`i shtojë 50,000 punonjës në një lokacion të vetëm për selinë e vet të dytë.

Kompania i ka pranuar më shumë se 200 propozime qysh atëherë nga shtetet dhe qytetet duke i premtuar miliarda zvogëlime taksash dhe përfitimesh tjera në këmbim të “HQ2” të Amazon-it. Lokalet ofruese dorëzuan edhe të dhëna mbi infrastrukturën, punën dhe të tjera për ta dëshmuar se janë të dobishme për shitësin on-line më të madh në botë.

Ndër finalistët me të cilët Amazoni po mbante bisedime të avancuara ishin Dallas, Long Island City në New York dhe Arlington afër Washington D.C., ka raportuar Reuters, duke cituar burime.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.