00:00:00
23 Mar

Aktori i “Father Ted”, Pat Laffan vdes në moshën 79-vjeçare

Pat Laffan, i njohur më së miri për rolin e tij si Pat Mustard, shitës qumështi, në “Father Ted”, ka vdekur në moshën 79-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga agjentët e tij në një postim në rrjetet sociale në të cilin ai u përshkrua si “një nga aktorët kryesorë të brezit të tij”.

“Të gjithë do ta mbajmë mend së pari si mikun dhe mentorin tonë dhe do të na mungojë shumë”, shtoi agjencia e cila e përfaqësoi aktorin për gati 30 vjet. “Ne i dërgojmë ngushëllimet tona më të përzemërta familjes dhe miqve të tij”.

Aktori irlandez luajti në gati 40 filma dhe 30 shfaqje televizive përfshirë “Eastenders” të BBC, “Barry Lyndon” të Stanley Kubrick dhe “The Clinic” të RTE. Roli i tij i fundit në ekran ishte në serialin komik të Chris O’Doëd “Moone Boy”.

Producenti i “Father Ted”, Graham Linehan shkroi në Twitter:

“Pusho në paqe Pat, ishte kënaqësi të punoja me ty”.

Pauline McLynn, e cila kishte rolin e zonjës Doyle në shfaqje, gjithashtu postoi në Twitter duke thënë:

“Pusho në paqe i mrekullueshmi Pat Laffan”.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.