00:00:00
22 Feb

Akademia e filmit largon katër kategori nga transmetimi

Akademia e filmit ka nxitur zemërim duke hequr katër kategori të Oscar nga transmetimi i këtij viti dhe duke shkaktuar mospajtime te fansat dhe njerëzit brenda industrisë.

Gjatë ceremonisë më 24 shkurt, kategoritë për kinematografi, editim të filmit, makeup, stilim të flokëve dhe filma të shkurtër do të prezantohen jashtë transmetimit, gjatë reklamave.

Ky veprim vjen si përpjekje për të zvogëluar shfaqjen në tri orë por shumë kanë paralajmëruar se kjo nuk i bën mirë ceremonisë sepse nuk i qëndron besnik thelbit të kinemasë.

Për këto katër kategori, fjalimet e fitores do të shfaqen më vonë dhe do të transmetohen drejtpërdrejt në Oscar.com dhe në rrjetet sociale të akademisë së filmit.

Shumë njerëz e kanë shprehur mospajtimin e tyre në rrjetet sociale me hashtagun #PresentAll24. Çmimet Oscars për momentin kanë 24 kategori.

Guillermo del Toro, regjisori që ka fituar çmimin Oscar me “The Shape of Water” i cili fitoi edhe çmimin e filmit më të mirë në vitin 2018, tha në Twitter se:

“Nëse më lejohet: nuk do të supozoja se mund të sugjeroj se cilat kategori duhet të ndërpriten gjatë shfaqjes së Oscars por Kinematografia dhe Editimi janë thelbi i mjeshtërisë sonë. Ato nuk janë trashëguar nga ndonjë traditë teatrale apo letrare: ato janë vetë kinemaja”.

Regjisori dhe kinematografi i “Roma”, Alfonso Cuaron kishte thënë më herët se:

“Ky vendim nuk ka të bëjë asgjë me ndonjë vendim rreth kinemasë. Është një çështje transmetimi. Ka të bëjë me shfaqjen, me argëtimin por nuk duhet të jetë pjesë e diskutimit se për çfarë domethënie kanë Academy Awards. Academy Awards duhet të nderojnë artistët në kategori të ndryshme”.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.