00:00:00
22 Feb

Agjenti i Micheal Jackson kundërshton dokumentarin e Channel 4

Channel 4 ka kundërshtuar një letër nga agjenti i pasurisë së Micheal Jackson i cili paralajmëron se një dokumentar rreth dy burrave të cilët e akuzojnë këngëtarin për ngacmim seksual të tyre gjatë kohës që ishin fëmijë.

Letra e shkruar nga agjenti i pasurisë Howard Weitzeman konstaton se ‘Leaving Neverland’ i cili do të dalë në fillim të marsit, nuk bën asnjë tentim të marrë përgjigje nga avokatët, familja, shokët e Jackson të cilët e kanë mbrojtur reputacionin e tij siç edhe kërkohet nga standardet e programit televiziv për për programim faktik dhe etikë themelore gazetareske.

Letra përmend një pjesë të udhëzimeve të disponueshme për publikun, që tregojnë nëse një shfaqje bën “dyshime të rëndësishme”, atëherë “atyre që kanë kundërshtime duhet t’u jepet një mundësi e përshtatshme dhe me kohë për t’u përgjigjur”.

“Mendoj se ne të gjithë mund të pajtohemi se deklaratat e rreme që bëhen në ‘dokumentarin’ tuaj janë ‘deklarata të rëndësishme’”, thotë letra, duke shtuar “vështirë se mund të imagjinohen akuza më të rënda që mund t’i bëhen dikujt”.

Më një deklaratë, Channel 4 tha se deklaratat kundër Jackson janë hedhur poshtë në dokumentar me mohimet që Jackson i bëri gjatë kohës që ishte gjallë. Ajo thotë se dokumentari e plotëson kodin zyrtar të Britanisë së Madhe, duke ofruar edhe mohimet.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.