00:00:00
23 Mar

A ndikon përdorimi i telefonit në marrëdhëniet tuaja?

Një sondazh nga YouGov ka zbuluar se një e treta e njerëzve që janë në një lidhje i injorojnë partnerët për shkak të telefonave sepse janë shumë të shpërqendruar të komunikojnë siç duhet me ta.

A e bëni edhe ju të njëjtën gjë? Përgjigjuni në këto pyetje për ta kuptuar:

Si i kaloni mbrëmjet tuaja?

Nëse gjatë mbrëmjes jeni ulur në njërin krah të kolltukut dhe partneri juaj në krahun tjetër ndërkohë që jeni të lodhur dhe e rifreskoni vazhdimisht Instagramin, atëherë jeni duke e injoruar partnerin. Lëreni telefonin dhe komunikoni.

Çfarë ndodhi në shfaqjen televizive që gjoja jeni duke e shikuar?

Nuk e dini, apo jo? Është në rregull nëse kjo ndodhë herë pas here por mundohuni të mos e shëndrroni në një zakon.

Çfarë tha partneri juaj?

E dini se sapo tha diçka pasi ia dëgjuat zërin mirëpo nuk e dini se çfarë. Ndoshta kjo është koha e duhur t’i kërkoni falje.

Kur ka qenë hera e fundit që keni pasur një bisedë me kuptim me partnerin tuaj?

Nëse e vini re se temat kryesore për të cilat flisni janë gjëra të rëndomta, atëherë mundohuni të diskutoni për gjërat që kanë më shumë rëndësi për ju.

Çfarë ishte ajo zhurmë?

Për rreth një orë keni dëgjuar një zhurmë të vogël. Ngriteni kokën. Ndoshta është një nga fëmijët tuaj që kërkon t’i kushtoni vëmendje dhe kjo është një arsye e mjaftueshme për ta lënë telefonin.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.