00:00:00
22 Mar

A na duhet një kundërhelm ndaj perfeksionizmit?

Sipas një numri raportesh, perfeksionizmi është në rritje, veçanërisht mes të rinjve. Ky nuk është një lajm i mirë pasi që perfeksionizmi lidhet me ankthin, depresionin dhe shumë probleme të tjera; megjithatë drita në fund të tunelit është se nuk po e konsiderojmë perfeksionizmit më si diçka për të cilën duhet të jemi krenarë.

Ata të cilën ende e mbrojnë të qënit perfeksionist duket se duan të thonë diçka si “të qënit i përkushtuar për t’u përmirësuar vazhdimisht”. Perfeksionizmi është recetë për të qenë një person i suksesshëm por i palumtur apo edhe më keq: disa studime sugjerojnë se në të vërtet kjo është pengesë drejt arritjeve të mëdha.

Një përgjigjje e zakonshme ndaj perfeksionizmit, mbështetur në stoicizmin dhe terapinë kognitive të sjelljes, është që njerëzit të inkurajohen të kuptojnë se frika e tyre është e ekzagjeruar – se nuk është e tmerrshme në qoftë se bien nga provimi, kritikohen për performancën e punës ose lejojnë që shtëpia të jetë çrregullt.

Perfeksionizmi do të thotë një jetë e shpenzuar duke u mbështetur në të ardhmen sepse nuk ka rëndësi se sa mirë performoni në një sfidë gjithmonë ekziston diçka tjetër për të cilën do të stresoheni. Andaj duhet t’u tregohet njerëzve që kur të përballen me sfida të reja nuk është katastrofale nëse performanca e tyre nuk është e përkryer.

Andaj, kundërhelmi më i mirë ndaj perfeksionizmit është të realizohet se perfeksionizmi është i pamundur.

Disa arritje “perfekte” mund të jenë ende të mundura si për shembull nota më e lartë në një provim por vetëm duke qenë të papërkryer në fusha të tjera.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.