A mund t’ju sëmurë dushi?

Sot, në mëngjes gjatë pastrimit a ju ka ndodhur të shikoni dushin? Ka shumë mundësi që sipërfaqja e tij të jetë e mbuluar me një shtresë të butë dhe ngjitëse, e kjo nuk përfshin atë që mund të gjendet përbrenda.

Duke pasur parasysh faktin se dushat janë zakonisht të ngrohtë dhe të lagësht dhe duket haptazi se ajo është shtëpi për shumë mikroorganizma të cilët mund të lulëzojnë aty. Por a duhet të brengoseni për ta?

Studiuesit e Universitetit të Kolorados kanë ekzaminuar qindra mostra të dusheve, të marrura nga 656 shtëpi në Amerikë dhe 13 në Evropë.

“Është një botë magjepsëse e mikroorganizmave që jetojnë në dushin tuaj dhe ju mund të ekspozoheni ndaj tyre sa herë që pastroheni”, tha Prof. Noah Fierer.

Siç u cek në studimin e publikuar, shumicën e herave, bakteriet gjenden në dushe nuk janë të rrezikshme. Sidoqoftë, disa lloje të mikrobeve të gjetura në dushet e shtëpive në Amerikë mund të lidhen me infeksionet në mushkëri.

Këto patogjene të mundshme mund të çojnë në zhvillimin e infeksionit jotuberkuloz të mushkërive (NTM), zbuloi studimi.

Sidoqoftë, rreziku i përhapjes dhe komplikimeve nuk ishte i lartë në shumicën e rasteve. Njerëzit me sistem imunitar të dobët duhet të kenë më shumë kujdes pasi që ata infektohen më leht.