00:00:00
22 Feb

A mund ta parandalojnë ushtrimet fizike depresionin?

Shumë studime kanë zbuluar se aktiviteti fizik është i lidhur me një rrezik më të ulët të depresionit.

Në një studim të bërë së fundmi, studiuesit gjetën “më shumë dëshmi se asnjëherë më parë se aktiviteti fizik luan një rol të rëndësishëm në zvogëlimin e rrezikut të depresionit”, tha Karmel Choi, një mjeke klinike në spitalin gjeneral të Massachussetts dhe bashkautore e studimit.

Njerëzit që kishin tregues gjenetikë të lidhur me një probabilitet më të lartë të aktivitetit fizik ishin më pak të prirur të kishin depresion mirëpo njerëzit me tregues gjenetikë të depresionit nuk ishin më pak të prirur të ushtronin. Këto zbulime, sipas studiuesve, tregojnë se ushtrimet mund të mbrojnë kundër depresionit dhe se depresioni nuk e bën dikë më pak të prirur që të merret me aktivitet fizik.

“Aktiviteti fizik është i mirë për shumë gjëra” thotë bashkautori Dr. Jordan Smoller. “Mund të ketë dobi jo vetëm për të gjitha aspektet e shëndetit tuaj por siç duket edhe për rrezikun e depresionit”.

Ndonëse ushtrimet nuk janë zgjedhja e përkryer sa i përket depresionit, studimet kanë treguar se ato mund të kenë ndikim të rëndësishëm. Aktiviteti fizik mund të zvogëlojë simptomat e depresionit, ndoshta me efekt të njëjtë si trajtimet tradicionale siç janë terapia kognitive e sjelljes apo medikamentet.

Nëse të shkoni në palestër iu duket shumë e vështirë, filloni me hapa të vegjël. Edhe një ecje e shkurtër mund t’ju drejtojë në rrugën e një shëndeti më të mirë mendor.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.