00:00:00
22 Mar

A jeni gati të ndaheni nga telefonat tuaj?

Rreth 70% e përdoruesve të Android u shprehën se dëshironin të “gjenin një ekuilibër më të mirë” në përdorimin e teknologjisë.

Por kjo nuk e favorizon sektorin e teknologjisë. Si mund t’i ndihmojnë firmat konsumatorët e tyre të shkëputen nga telefonat, kur për shumë prej këtyre firmave modeli i biznesit varet nga njerëzit që e bëjnë të kundërtën e kësaj?

Edhe Apple edhe Google këtë vit kanë lansuar vegla digjitale- të quajtura “Screen Time”(Koha në ekran) dhe “Digital Wellbeing” (Mirëqënia Digjitale) që u mundësojnë përdoruesve të iPhone dhe Android të shohin se sa kohë shpenzojnë në aplikacione të ndryshme dhe se sa shpesh i kapin pajisjet e tyre.

Shumë përdorues të Android nuk mund ta kenë ende këtë aplikacion pasi është pjesë e sistemit operativ të Android Pie që është lansuar nga vetëm disa markave të telefonave deri tani. Mirëpo për ata që e kanë marrë aplikacionin, rezultatet mund të jenë shokuese.

Rose La Prairie është një inxhiniere e Google nga Londra e cila ishte pjesë e ekipit që zhvilloi këtë vegël. Ajo mendon se shumica e njerëzve do të jenë në gjendje të përmirësojnë kohën e kaluar në telefona duke përdorur produktin. “Për disa njerëz, të dhënat do të jenë të mjaftueshme pasi janë një përkujtim se si e shpenzoni kohën dhe çfarë bëni në telefonin tuaj”, tha ajo. Këta njerëz mund të ndalin njoftimet, ta bëjnë ekranin të errët apo të bardhë në një kohë të caktuar (si për shembull gjatë kohës së gjumit) dhe të vendosin një alarm pas një kohe të caktuar në një aplikacion.

Andaj a do të jetë 2019-ta viti kur do të ndahemi nga telefonat tanë? Analisti Wood nuk është aq i bindur. “Për mua 2019 është viti kur njerëzit do të jenë më të vetëdijshëm rreth kohës që e shpenzojnë në telefonat e tyre”, tha ai. “Por të ndahen nga telefonat e tyre? Kjo është kërkesë shumë e madhe”.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.