00:00:00
22 Feb

A e zvogëlon vërtet kokëdhimbjen pirja e birrës para verës?

Ekziston një besim i vjetër se nëse jeni duke pirë alkohol, duhet të pini gjithmonë birrë para verës por asnjëherë anasjelltas për të shmangur dhimbjen e pakëndshme të kokës. Por pavarësisht këtij besimi të përgjithshëm, ka pasur shumë pak hulumtime zyrtare për të treguar nëse kjo është e vërtetë apo thjesht një mit.

Një studim i ri i publikuar në revistën amerikane të Ushqyerjes Klinike kishte për qëllim të zbulonte nëse ka ndonjë të vërtetë në këto thënie popullore.

Dr, Kai Hensel, autori kryesor i studimit tha se:

“Një rezultat i qartë do të mund të ndihmonte për të zvogëluar dhimbjen e kokës dhe do t’u ndihmonte njerëzve të kalonin një ditë më të mirë pas një nate argëtimi ndonëse ne i inkurajojmë njerëzit të pinë me përgjegjësi. Ne donim të shihnim nëse mund të bënim një studim që njerëzve do t’u dukej argëtues, që do ta bënte shkencën qejf por duke u siguruar në të njëjtën kohë që të jemi korrekt në atë që bëjmë”.

Në kundërshtim me thëniet e panumërta, studimi erdhi në përfundim se nuk kishte ndonjë dallim në dhimbjen e kohës që varej nga rendi në të cilin konsumoheshin vera dhe birra. Çfarë zbuloi megjithatë, ishte se dehja dhe vjellja gjatë studimit ishin të lidhura me një probabilitet më të lartë që të dehurit të kishin kokëdhimbje më të madhe.

“E vetmja mënyrë e besueshme se si të parashikohet se sa keq do të ndiheni ditën tjetër është duke parë se sa të dehur ndiheni dhe nëse iu përzihet stomaku. Të gjithë ne duhet t’i kemi parasysh këto shenja paralajmëruese kur jemi duke pirë”, tha Hensel.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.