00:00:00
17 Jan

A doni t’i parandaloni sëmundjet më vdekjeprurëse? Hani fibra

Nëse dëshironi të hani diçka për të pasur shëndet më të mirë, hani fibra. Kjo është këshilla që japin ekspertët e ushqyeshmërisë dhe udhëzimet e fundit dietale.

Tani, një rishikim i studimeve rreth fibrave tregon se sa të dobishme mund të jenë fibrat. Lëndët ushqyese zvogëlojnë rrezikun e katër sëmundjeve.

Krahasuar me ata që hanë më pak fibra, njerëzit që hanë më shumë fibra zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, sulmit në tru, tipit 2 të diabetit dhe kancerit në zorrë, si dhe rrezikun e vdekjes së hershme nga çdo shkak prej 15 deri në 30%. Sa më shumë fibra që njerëzit hanë, aq më i vogël është rreziku i tyre. Për çdo 8 gramë fibra shtesë të konsumuara, rreziku i sëmundjes së zemrës, tipit 2 të diabetit dhe kancerit në zorrë u zvogëlua për 5 deri në 27%.

Studimet e mëhershme kanë treguar disa arsye të mundshme se pse fibrat kanë efekte pozitive në pothuajse çdo gjë nga sëmundjet e zemrës e deri te disa lloje të kancerit. Ushqimet e pasura me fibra kërkojnë më shumë kohë që të përtypen, gjë që e rrit ngopjen dhe ul rrezikun e obezitetit nga i cili shkaktohen sëmundjet e zemrës dhe kanceri. Fibrat stimulojnë edhe bakteriet e dobishme në zorrë duke ulur rrezikun e kancerit në zorrë.

Për të pasur më shumë fibra në dietën tuaj, konsumoni perime, fasule, bishtajore dhe fruta të plota.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.