A do të largohet ‘Friends’ nga Netflix?

Fansat e Friends- të cilët mund t’i shohin gjithë sezonet e serialit shumë të dashur në Netflix- janë të brengosur se nuk do të jenë në gjendje të shohin serialin pas një mesazhi të dalë në webfaqe.

Webfaqja e Netflix tha të hënën se Friends do të jenë në kanal deri më 1 janar 2019, duke nënkuptuar se gjithsej 236 episoda do të zhduken vitin tjetër.

Në Britani të Madhe dhe Irlandë, Netflix provoi të qetësojë abonuesit të cilët të frikësuar pyetën: “A jeni duke i larguar Friends nga Netflix?”

“Friends nuk do të shkojë askund, mos u brengosni, shkroi Netflix në faqe”.

Por ende nuk dihet se si është situata në SHBA. Nga e hëna data e largimit të serialit nuk gjendej më në webfaqe, duke sugjeruar se mund të ketë qenë rezultat i ndonjë gabimi.

Ndërsa Netflix SHBA ende nuk ka komentuar zyrtarisht mbi këtë çështje, disa burime konfirmuan se shfaqja do të qëndrojë.

Redaktori i lajmeve i NBC Claire Atkinson tha se e kishte pyetur shefin e përmbajtjes së Netflix, Ted Sarandos për një largim të mundshëm, duke shtuar se Friends nuk do të hiqen në janar.

Gazetari i mediave Wall Street Journal, Joe Flint, shkroi në Twitter se data duket se ka qenë një gabim dhe se seriali nuk po shkonte kudo “akoma”.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.