7 fakte interesante për zebrat

Pak kafshë janë aq të mrekullueshme sa zebrat. Pandat e penguinët mund të ndajnë të njëjtën kombinim të ngjyrave, por vijat e zebrës e bëjnë atë një kafshë që dallohet nga turma. Vijat e saj mahnitëse e kanë bërë zebrën një inspirim për dizajnerët e modës, një maskotë për reklamuesit dhe një kënaqësi për vizitorët në kopshtet zoologjike. Por zebra është shumë më tepër se sa një kalë me vija. Konsideroni këto fakte më poshtë:

 

  1. Ka tre lloje të zebrave dhe jashtë kopshteve zoologjike ato gjinden vetëm në Afrikë. Ato përfshijnë: zebra e Burchellit, e njohur edhe si zebra e zakonshme ose e thjeshtë; Zebra e Grevyt, e quajtur kështu për Jules Grevy, një president francez i shekullit të 19-të, i cili e mori një zebër nga Abisinia si një dhuratë; dhe zebra Equus.

 

  1. Tradicionalisht, mendohej se vijat dalluese të zebrave ofronjnë mbrojtje, duke siguruar maskimin kundër kullotave dhe duke e bërë kafshët individuale të vështira për t’u veçuar në tufë kur shiheshin nga grabitqarët. Por studimet e vitit 2016 thonë se vijat nuk janë aspak për maskim. Shkencëtarët gjithashtu zbuluan në 2018 se vijat nuk ndihmojnë zebrat të qëndrojnë ftohtë. Ndërsa shkencëtarët kanë qenë në gjendje të eliminojnë disa teori, ata ende nuk e dinë pse zebrat kanë këto vija.

 

  1. Lëkura e një zebra është e zezë. A do të thotë kjo që vija janë të bardha? Diskutimet vazhdojnë.

 

  1. Çdo lloj të zebrës ka lloje të ndryshme të vijave, të ndryshme në gjerësi dhe shpërndarje në trup. Çuditërisht, sa më larg jugut në rrafshin afrikan që zebra jeton, aq më të larguara nga njëra tjetra do të jenë vijat e saj.

 

  1. Në secilën lloj të zebrës, asnjë zebër nuk ka të njëjtat vija; ato janë po aq unike sa shenjat e gishtërinjve.

 

  1. “Zebrat Tijuana” nuk janë aspak zebra. Ata janë gomarë të pikturuar të përdorur në qytetin meksikan si një mashtrim turistik.

 

  1. Zebrat zakonisht jetojnë në mes të 20 dhe 30 vjeç; ata mund të jetojnë deri në moshën 40 vjeçare në kopshtin zoologjik.

 

Photo nga Elijah M. Henderson në Unsplash

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.