00:00:00
22 Mar

6 shenja se keni mungesë të kaliumit

Kaliumi ka një rol në mbajtjen e një trupi të shëndetshëm. Është një lloj elektroliti që ndihmon muskujt të tkuren dhe të komunikojnë me nerva, i ndihmon rrahjet e zemrës, punën e organeve, rritjen si dhe ndihmon qelizat të marrin vlerat ushqyese të nevojshme dhe largon mbetjet e panevojshme.

Trupit të njeriut i nevojiten së paku 4,700 miligram kalium në ditë, por shumica nga ne nuk konsumojmë as gjysmën e asaj sasie.

Këto janë disa nga problemet që mund të shkaktohen nga mungesa e kaliumit.

Lodhje – simptoma më e shpeshtë e mungesës së kaliumit është lodhja dhe plogështia. Për arsye se qelizat dhe organet kanë nevojë për kalium që të funksionojnë, kur nuk kanë mjaftueshëm, ato dhe trupi juaj nuk funksionon siҫ duhet.

Dhembje muskujsh – për arsye se kaliumi i ndihmon muskujt të komunikojnë me nerva dhe të kontraktohen, në mungesë të tij, mund të ketë dhembje muskujsh.

Kapsllëk – nivelet e ulëta të kaliumit, ngadalësojnë funksionet trupore përfshirë dhe tretjen.

Ritëm jo i rregullt i zemrës – Kaliumi i ndihmon zemrës të punojë më mirë. Aritmia e zemrës mund të shkaktohet nga mungesa e kaliumit dhe mund të jetë shumë e rrezikshme për personat me sëmundje të zemrës.

Mpirje – pasi që njëra nga detyrat e kaliumit është të mbajë nervat në rregull, në mungesë të tij mund të ndjeni mpirje të nervave.

Lodhje mendore – nivelet e ulëta të kaliumit mund të ndikojnë në shëndetin tuaj mendor duke shkaktuar probleme që mund të arrijnë deri tek depresioni apo halucinacionet.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.