00:00:00
24 Mar

5 rituale të mëngjesit për të rritur produktivitetin tuaj

Sipas një raporti të publikuar së fundi, thuhet se ora 4 e mëngjesit mund të jetë koha më produktive e ditës. Pa shaka. Arsyet pas produktivitetit të shtuar në këtë orë shumë të hershme përfshijnë:

Shpërqendrimet minimale (si fëmijët apo puna) para se të lindë dielli.
Askush nuk ju dërgon imellë apo mesazh.
Ka më pak gjëra për të parë në rrjetet sociale.

Kush e bën këtë?

Nëse mendoni se të zgjoheni në orën katër është çmenduri, thuajani këtë në fytyrë njerëzve shumë të suksesshëm. Ata të gjithë e fillojnë ditën e punës diku mes orës 3:45 deri në 4:30 të mëngjesit.

Por si shumica prej nesh, ju doni dhe keni nevojë të flini. Ndoshta jeta juaj personale nuk ju lejon të keni luksin të flini dhe të zgjoheni herët sikur sipërmarrësit e suksesshëm.

Psikologia Melissa Gratias, eksperte rreth produktivitetit, së fundi ka shkruar një ritual të mëngjesit që ju sugjeron ta ndiqni që në momentin që uleni në tavolinën e punës. Sipas saj, këto janë gjërat që duhet t’i bëni:

1. Ndiqni një rutinë të parashikueshme

Planifikoni 30 deri në 60 minutat e para të ditës suaj. Çfarë duhet të bëni për ta filluar mirë ditën tuaj dhe sa kohë duhet të caktoni për secilën detyrë?

Mos filloni menjëherë me imellat

Sapo ta hapni inbox-in tuaj, mund të zhyteni në një vorbull të nevojave të të tjerëve. Bëjeni këtë në fund.

Minimalizoni ndërprerjet

Ndalni zërin e telefonit dhe njoftimet nga imella juaj.

Përfshini detyra produktive

Rituali juaj fillestar është koha kur e shikoni kalendarin tuaj për ditët e ardhshme, përditësoni listën e gjërave për t’u bërë, shënoni prioritetet më të rëndësishme të ditës, pastroni tavolinën. Shmangni detyra që nuk janë produktive as për ju as për të tjerët .

Shpërbleni veten

Nëse është e vështirë për ju të qëndroni në linjë me ritualin tuaj të mëngjesit, zgjidhni disa shpërblime për veten kur t’i përfundoni punët më pak të kënaqshme.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.