Pesë këshilla për të kursyer kur rezervoni dhomën e ardhshme

Këto këshilla të thjeshta do të sigurojnë që të fitoni përvojën më të mirë në hotel për buxhetin tuaj, pavarësisht se çfarë buxheti mund të keni.

 

Pse keni përfunduar duke paguar 100 $ më shumë për një natë në të njëjtin hotel sesa miku juaj, i cili ishte mysafir vetëm pak ditë më parë? Nuk është e pazakontë, sipas Mike Heflin, nënkryetar i lartë i departamentit të hoteleve në Travel Leaders Group, një rrjet prej 50,000 agjentëve të udhëtimit.

“Çmimet e hoteleve dhe benefitet e tjera që fitoni mund të ndryshojnë në mënyrë drastike varësisht nga mënyra e rezervimit”, tha ai. Ka, megjithatë, mënyra për të shpëtuar disa para. Këtu janë disa prej këshillave më të mira të Heflin për të bërë pikërisht këtë.

Mos gjykoni vetëm nga çmimi


Mund të duket e kundërta, por hoteli që ofron çmimin më të ulët nuk do të thotë që ju po merrni më të mirën.

“Hoteli me çmim më të lartë mund të ketë përfshirje që shtojnë më shumë vlerë se sa hoteli me çmim më të ulët”, tha Heflin.

Mbani në mend atë që vjen me dhomën që ju rezervoni, si dhe çfarë ndikimi ka në portofolin tuaj, dhe atë që mund të shpenzoni më shumë në qoftë se ju rezervoni një dhomë të volitshëm, por në bodrum të hotelit.

Për shembull, një dhomë që është 20 $ për natë më e ulët se hoteli në anën tjetër të rrugës nuk mund të ketë internet falas, mëngjes falas ose benefite të tjera që prap se prap do të mund të paguani nga xhepi. Hoteli ku duhet të paguani internetin dhe mëngjesin shtesë mund të shtojë çmimin deri në 50 dollarë ose më shumë për një natë, më shumë se ajo që do të kursenit nëse do të rezervonit të ashtuquajturën “hotelin në të shtrenjtë”.

 

Hulumtoni për zbrtije “flash” (me afat të shkurtë)

Industria e udhëtimeve ka zbritje flash (me afat të shkurtë) gjatë gjithë vitit ku mund të rezervoni dhoma hoteli me zbritje. Për shembull, Expedia.com ofron zbritje deri në 30 për qind në hotele, nëpërmjet shitjeve të shpeshta flash në aplikacionin e tyre për celular. Preferred Hotels & Resorts ka zbritje periodike flash në faqen e saj ku çmimet për një natë në hotelet e saj janë mesatarisht prej 35 për qind më lirë. Andrew Harper ka zbritje të rregullt flash, dhe hotelet individuale gjithashtu. Në mënyrë të ngjashme, aplikacionet si Hotel Tonight dhe Hipmunk ofrojnë çmime të ulta të të dhomave, veçanërisht për udhëtarët me orar fleksibël ose duke kërkuar të rezervojnë në minutën e fundit.

Me të gjitha këto çmime dhe zbritje, megjithatë, vlen të kontaktoni hotelin dhe të përmendni se keni gjetur çmimin në një aplikacion të veçantë ose nëpërmjet një zbritje flash dhe dëshironi të dini nëse mund të rezervoni direkt. Shumica e hoteleve preferojnë të rezervoni drejtpërdrejt se sa përmes aplikacioneve, ku ata marrin një pjesë të kostos, dhe do të përputhin çmimin e ofertës ose do të bëjnë oferta të volitshme për ju.

Qëndroni besnikë


Shumë hotelë shpërblejnë udhëtarët që anëtarësohen në programet e tyre të besnikërisë, si Starwood Preferred Guest, Rewards të Marriott, Hilton Honors, Wyndham Rewards dhe më shumë. Anëtarësimi në këto programe është i lirë, por benefitet që merrni si mëngjesi, regjistrimi i hershëm dhe përmirësimet në dhoma mund të shtohen shumë shpejt, veçanërisht nëse qëndroni besnikë.

Heflin tha gjithashtu se anëtarët e besnikërisë shpesh kanë qasje në tarifa të veçanta. Preferred Hotels & Resorts, për shembull, kanë oferta për udhëtime të momentit të fundit (Last Minute), me ulje prej së paku 35 për qind jashtë normave të zakonshme, për anëtarët e programit të tij “I Prefer Rewards”.


Përdorni anëtarësitë tuaja të tjera për ulje shtesë


Shumë hotele ofrojnë ulje të dhomave për mysafirët që janë anëtarë të grupeve me afinitet të tillë si AARP, AAA, programet e frekuentuara të shpeshta dhe ushtria. Zbritjet ndryshojnë, por anëtarët e AAA-së, për shembull, mund të marrin diku nga pesë deri në 15 për qind ulje në tarifat e zakonshme edhe në hotelet dhe vendpushimet e shtrenjta.

Provoni një agjent udhëtimi


Shumë agjentë udhëtimi, veçanërisht ata që janë të lidhur me agjenci më të mëdha, kanë negociuar tarifat e preferuara me një numër të madh të hoteleve. Disa agjentë madje mund të jenë në gjendje t’ju sjellin përmirësime në dhomë dhe kredi ushqimore dhe pije.

Edhe më mirë, ka gjasa që nuk do t’ju kushtojë asgjë për ta përdorur atë: “Shumica dërrmuese e agjentëve nuk kërkojnë pagesë për të bërë rezervime të thjeshta në hotele”, tha zoti Heflin. Vetëm sigurohuni të hulumtoni para se të zgjedhni një, për të siguruar që ju të merrni një agjent që është i përshtatshëm për ju.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.