00:00:00
22 Feb

230 emoji të ri në listën përfundimtare të 2019-tës

Lista përfundimtare e emoji për vitin 2019 tashmë është aprovuar nga Unicode Consortium dhe përfshin 230 emoji të ri që do t’u shtohen platformave të mëdha këtë vit.

Shtesat përfshijnë kandidatë të hartuar më herët si Flamingo, Vidra, Qeni Udhëzues si dhe Tempulli , Indian, Sari (veshja indiane) apo Sloth (një gjitar i ngadalshëm).

Në këtë lansim rrethat dhe katrorët marrin ngjyra të reja dhe për herë të parë është i disponueshëm edhe emoji i shumë kërkuar, ai i zemrës së bardhë.

Në përditësimin e gjashtë të madh të emoji që nga viti 2014, shumica e çështjeve janë adresuar para këtij lansimi. Toni i lëkurës iu shtua standardit të kodeve në vitin 2015, përfaqësimi i femrave u rrit në vitin 2016, përfshirja e gjinive në vitin 2017 dhe shtimi i ngjyrave të flokëve në vitin 2018. Viti 2019 e zgjeron rangun e njerëzve që mund të përfaqësohen duke përfshirë njerëzit me paaftësi të ndryshme (propozuar nga Apple vitin e kaluar), çifteve me gjini neutrale si dhe emoji të njerëzve me duar të kapura me tone të ndryshme të lëkurës.

230-new-emojis-emojipedia-sample-images-2019-emoji-12

Emoji 12.0 përbëhet nga 59 emoji të ri të ndryshëm, 75 ku ndryshimet në gjini janë marrë parasysh dhe 230 emoji të ri ku të gjitha opsionet e toneve të lëkurës janë të përfshira.

Shpallja e Unicode tregon se i gjithë dokumentacioni i kërkuar për zbatimin e shitjeve të setit të ri të emoji tashmë ka përfunduar. Të gjitha linqet në dosje të të dhënave, dokumentacione teknike dhe grafikë të përditësuar janë listuar brenda postimit të Unicode dhe do të përdoren nga zhvilluesit për t’i shtuar emoji-t në sistemet e tyre operative në aplikacione dhe platforma të faqeve të internetit përgjatë vitit 2019.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.