Zbulohen detaje për pajisjen Andromeda nga Microsoft

Microsoft ka qenë duke punuar në një pajisje misterioze Surface për të paktën dy vite. E koduar emrin Andromeda, pajisja është shfaqur në patenta, raporte, dhe në referencat e sistemeve operative shumë herë dhe do të ketë dizajn me ekran të dyfishtë, sipas The Verge.

Microsoft i ka prezantuar Surface RT dhe Surface Pro gjashtë vite më parë si pajisjet që ishin dizajnaur për të krijuar një kategori të re për t`i sfiduar dallimet ndërmjet tabletit dhe laptopit. Surface Pro i ka “shqetësuar” laptopat dhe tabletët, dhe të gjithë – madje edhe Apple deri në një masë – tani është duke e kopjuar qasjen e Surface.  Andromeda nga Microsoft është basti më i madh për ta sfiduar atë çka konsiderojmë telefon dhe kompjuter personal (PC).

Andromeda është ende duke u zhvilluar fshehtë Brenda Microsoft-it, me ekran rrotullues e cila e bashkon hapërsirën e menteshave kur hapet tërësisht.

Microsoft ka ekseprimentuar edhe me lapsin për Andromeda, që të mund të palohet pajisja dhe të përdoret lapsi për të lëshuar ngjyrë digjitale.

Ndoshta Microsoft e sheh Andromeda-n si përgjigjje e veçantë ndaj dështimit me telefonat Windows.

Edhe Intel është duke punuar në pajisje të ngjashme me ekran të dyfishtë që me gjasë do të kenë përparësi ndaj punës së Microsoft-it me softverin Andromeda. Intel-i ka krijuar pajisje prototipe me të dyja: ekrane të dyfishta dhe ekrane me letër elektronike (Electronic Paper Display – EPD). Asus dhe Lenovo janë duke krijuar pajisje që janë inspiruar nga konceptet e Intel-it, dhe të paktën një pajisje do të jetë në dispozicion më vonë këtë vit.