KosovaLive360

YouTube shpalosi tri karakteristika të reja për shërbimin e saj YouTube Live streaming.

Mbase nga karakteristikat e reja më interesanti është ai i titrave automatike. YouTube ofron shërbimin e titrave që nga viti 2006. Në vitin 2009, e shtoi me përkthimin automatik, duke bashkuar njohjen automatike të fjalëve  me teknologjinë e përkthimit të YouTube-it, për të funksionalizuar procesin e krijimit të titrave në video. Kjo kompani, pronë e Google, vjet pat njoftuar se me përkthime automatike kishte tejkaluar mbi 1 miliard video.

Ashtu siç mund ta imagjinoni, shtimi i përkthimit automatik në transmetimet e drejtpërdrejta është një ndërrmarje e madhe, pasi kërkon njohje të menjëhershme të fjalëve për të mundësuar sinkronizimin sa më të saktë të fjalëve me tinguj.

Vlen të përmendet se përkthimi automatik nuk është për ata që kërkojnë përsosmëri në titrim, sepse thekset, gjuha jo formale, zhurma në sfond, por edhe faktorë të tjerë mund të ndikojnë në rezultatet. Por , kjo do të mjaftojë si zgjidhje e përkohshme që nuk do t’i kushtojë thuajse fare punë YouTube-it. YouTube pohon se cilësia dhe korrektësia janë afër ‘’standardeve të industrisë, edhe pse ne akoma nuk e kemi provuar titrimin personalisht.

‘’Kur përkthimet profesionale nuk janë në dispozicion, përkthimet tona të reja automatike u ofrojnë projektuesve një mënyrë të shpejtë e të lirë për qasjen më të gjerë të transmetimeve të drejtëpërdrejta,’’ tha Kurt Wilms, udhëheqësi i produktit të videove të drejtëpërdrejta të YouTube. ‘’”Teknologjia jonë e njohjeve direkte të fjalëve (LASR – live automatic speech recognition), mundëson përkthime me gabime dhe vonesa që ju afrohen normave standarde industriale.’’

Sipas Wilms përkthimet automatike të drejtëpërdrejta do të jenë të dispozicion për të gjithë ‘’në javët e ardhshme’’.

Përveç kësaj, YouTube Live po i bën të mundura edhe bisedat e drejtëpërdrejta, që nënkupton se mund t’i përjetosh të gjitha ato komentet dhe kritikat qesharake që kanë ndodhur gjatë transmetimit të drejtëpërdrejtë. Kjo në fakt mund të jetë shumë e dobishme për krijuesit në YouTube, pasi ata e kanë të pamundur që njëkohësisht t’i ndjekin bisedat dhe filmojnë veten. Por, tani kushdo që dëshiron t’i rishikojë bisedat e drejtëpërdrejta, mund ta bëjë këtë.

Një karakteristikë tjetër për t’u veçuar është shënimi i vendndodhjes, që përdoruesve të You Tube u mundëson t[ përfshijnë detajet për vendin nga bëhet transmetimi i drejtpërdrejtë,  që do t’u lehtësonte shikuesve që t’i kërkojnë videot edhe në bazë të lokacionit. Vendndodhja do të jetë në dispozicion përgjithmonë pas ngarkimit të videove.

Krejt në fund, mund t’ju kujtohet se vitin e kaluar Youtube pati lansuar Super Chat, e cila ju mundëson përdoruesve te YouTube-it të paguajnë për theksimin e ndonjë komenti gjatë bisedës së drejtëpërdrejtë – në parim kjo siguron që fjalët tua të lexohen edhe nga bashkëbiseduesit tjerë. Më vonë atë vit, në konferencën e zhvillimit të I/O Google, YouTube shpalosi një aplikacion të ri që mundëson që Super Chats të nxisin ngjarje në botën reale përmes bashkëveprimit me produkte të tjera shtëpiake (“smart home”)  – ashtu që një projektues mund të inkurajojë bashkëpunime duke i ftuar përdoruesit të paguajnë për një mesazh që jo vetëm do të shfaqet në transmetimin e drejtëpërdrejtë por edhe do t’ia ndez e ndalë dritat krijuesit, ose do të aktivizojë pajisjet tjera, siç për shembull janë dronët.

Deri më tani, Super Chat ka qenë në dispozicion vetëm në pajisjet Android dhe në desktop, por që nga tash kjo do t’ju shtohet edhe pajisjeve iOS.

YouTube Live është themeluar qysh në vitin 2011, dhe që nga ajo kohë shumëçka ka ndryshuar në fushën e transmetimit të drejtpërdrejtë të videove. Facebook-u gjithnjë e më shumë e ka promovuar vetën si një video platformë për projektuesit, ndërkohë që edhe Twitter ka përvetësuar mediumin, me njerëz si Bloomberg që rishtazi ka lansuar një kanal lajmesh që ekziston vetëm në Twitter.

Të Rekomanduara