KosovaLive360

Prodhimi i mobiljeve për njerëzit me aftësi të kufizuara, një sistem për të llogaritur kursimet e kostos  për të kaluar në shfrytëzimin e energjisë diellore, si dhe një treg digjital për strehim të studentëve janë projektet fituese të garës për ndërmarrësit e rinj në ngjarjen Ye! Pitching, e cila ishte organizuar nga Departamenti për Zhvillim i Fondit Evropian për Evropën Juglindore (EFSE DF) dhe Child and Youth Finance International.

Konkursi, i cili u përqëndrua në zgjedhjen e sipërmarrësit më të mirë të moshës 16-27 në Kosovë, shënoi herën e parë që EFSE DF ka mbështetur një ngjarje të tillë. Pas konkursit shumë të suksesshëm, EFSE DF dhe Child and Youth Finance International janë duke finalizuar planet për një garë të ngjashme në Ukrainë në fund të këtij viti, dhe partnerët poashtu janë duke analizuar vendet e mundshme në Evropën Juglindore për një organizim të tillë në vitin 2017.

Çmimi i parë në konkursin e Kosovës u dha për sipërmarrësit Arkitektura për Njerëzit, një grup i sipërmarrësve të cilët projektojnë mobilje për njerëzit me aftësi të kufizuara. Ata morën një grant në të holla të gatshme në vlerë prej 1,500 euro nga partneri TEB Bank në Kosovë, dhe ekipi fitoi shpërblimin sipërmarrësi i vitit në Kosovë.

Rron Beqiri, pjesë e ekipit Arkitektura për Njerëzit tregoi se si fitorja në këtë konkurs po ndihmon kompaninë.

“Pjesëmarrja jonë në këtë ngjarje është shtyrë nga dëshira për të zhvilluar dhe ngjallur fokusin tonë si ekip. Përvoja të tilla janë më se të mirëpritura duke pasur parasysh se jemi në fazën fillestare të krijimit të kompanisë. Çmimi i fituar ofron mundësinë për një fillim të qetë në arritjen e qëllimit tonë në aspektin e transmetimit të ideve tona dhe na inkurajon për të vazhduar më tej,” tha ai.

Çmimin e dytë dhe çmimin për sipërmarrësin më inovativ të Kosovës – sponsorizuar nga partneri Banka për Biznes – e fitoi Sumthesun , projekt i cili paraqet një makinë llogaritëse online e cila u mundëson njerëzve të vlerësojnë kursimet që arrijnë kur kalojnë në shfrytëzimin e energjisë diellore. Grupi gjithashtu fitoi një kredi prej 5.000 EUR, pa interes, nga TEB Bank në Kosovë.

Çmimi i tretë, i cili përfshin një kredi pa interes në shumë prej  EUR 3,000, poashtu nga TEB Bank në Kosovë, shkoi për Spartments, një platformë online dhe treg për strehim të studentëve.

s29zb3zvifllifdpbm5lcnmuanbn

Gjyqtarët zgjodhën tre fituesit nga tetë konkurentët fillestarë që janë kualifikuar për ngjarjen finale, dhe ata ishin tetë më të mirët nga 20 sipërmarrësit të cilët morën pjesë në Ye! Boost Camp e që ishte faza e parë e konkursit. Kjo fazë ka përfshirë katër ditë trajnimi intensiv (në shqip dhe anglisht), nga trajnerë të aftë vendor dhe me përvojë në sektorin financiar dhe atë të biznesit.

Uranik Begu, drejtor ekzekutiv i Innovation Centre Kosovo (ICK), përgëzoi bashkëpunimin me EFSE DF si dhe sponsorët dhe mbështetësit e këtij programi.

“‘Ye! Boost Camp’ ishte një mundësi e madhe për sipërmarrësit në Kosovë që aspirojnë  të mësojnë nga mentorët më të mirë, por edhe për të konkurruar dhe për të paraqtur idetë dhe punën e tyre para investitorëve dhe profesionistëve të tjerë. Ne mirëpresim një bashkëpunim tjetër, me Child and Youth Finance International, EFSE dhe KIESA, që ka synim nxitjen e sipërmarrjes dhe mbështetjen e rinisë në Kosovë,” tha ai.

Konkursi i përshtatet qëllimeve të EFSE DF si pjesë e fokusit të saj në mbështetjen e punësimit të të rinjve dhe ndërmarrësisë në tregjet ku ajo e zhvillon aktivitetin e saj. EFSE DF kërkon të avancojë përfshirjen financiare të të rinjve duke punuar me partnerët vendorë, si një pjesë e qëllimit të saj të përgjithshëm për të ndihmuar institucionet financiare në zhvillimin e produkteve dhe kapaciteteve për të shërbyer ndërmarrjet mikro, të  vogla dhe të mesme si dhe familjet me të ardhura të ulëta. Duke u përballur me një shkallë të lartë të papunësisë së të rinjve, prej më shumë se 60%, Kosova paraqet një treg, ku angazhimi në rritjen e mundesisë për qasjes në financa për biznese fillestare mbetet i lartë.

Kryetari i Komitetit EFSE DF Markus Aschendorf tha se kjo ishte hera e parë që EFSE DF ka sponsorizuar një ngjarje të tillë, dhe se ata do të vazhdojnë të mbështesim këto lloje të garave dhe iniciativa të tjera që ofrojnë akses në financa për ndërmarrësit e rinj në rajonet të cilëve u shërbejnë.

“Shumëllojshmëria e gjerë e produkteve fituese dhe niveli i lartë i interesimit në këtë konkurs nxjerrë në pah përfshirjen në rritje të të rinjve në sektorin e ndërmarrësisë në Kosovës, ” tha ai.

Të Rekomanduara