KosovaLive360

3 Shtator 2015
Wiki Loves Monuments thërret fotografët për aplikim

Wiki Loves Monuments ka hapur një konkurs kombëtar fotografish të monumenteve, të organizuar nga Wikimedia këtë shtator.

Duke qenë se trashëgimia kulturore është një pjesë e dijes që Wikipedia mbledh dhe shpërndan dokumentimi i tyre përmes fotografisë është shumë i rëndësishëm prandaj Wiki Love Monuments fton fotografët të aplikojnë në këtë garë kombëtare.

“Për të qenë pjesë e garës, fotot duhet të jenë ngarkuar në periudhën 1-30 shtator 2015, por mund të realizuara kurdo”, thuhet në faqen e Wiki Love Monuments.

Subjektet duhet të jenë monumente historike nga Kosova dhe Shqipëria të marrë nga dy listat e vëna në dispozicion.

Juria e përbërë nga pesë persona do të shpall fituesit më 28 shtator.

Për detaje të garës vizitoni faqen zyrtare të Wiki Love Monuments.

http://wikilovesmonuments.al/rregullat-2/

Të Rekomanduara