Vorbulla e lajmeve të rrjeshme

Po të gjykohej situata në një vend në bazë të ballinave të gazetave me tirazh më të madh, Serbia përditë ballafaqohet me konspiracionet e fuqive të mëdha perëndimore, e gati çdo javë, kryesisht fqinjtë, përgatisin operacione luftarake. “Informer”, një prej gazetave me tirazh më të madh, gjatë vititi 2017, në 302 ballinat e saj ka publikuar madje 362 lajme të rrejshme.

Këtë e kanë vërtetuar hulumtuesit e Novosadska novinarska škola (Shkolla e gazetarisë në Novi Sad), të cilët e kanë krijuar një sajt “Fakenews”, me qëllim të nxitjes së luftës kundër propagandës dhe dezinformatave në sferën publike.

“Kjo na sjell në përfundim se kjo media, por edhe mediat e ngjashme me të, thuajse përditë publikojnë informata të pakonfirmuara. Ato më së shpeshti kanë të bëjnë me paralajamërimet e konflikteve luftarake, që është një qasje ekstreme luftënxitëse. “Informer” gjatë vitit 2017 paralajmëronte konfliktin e serbëve me shqiptarët e Kosovës, me NATO-n, paralajmëronte përleshje edhe me maqedonasit, boshnjakët, kroatët e asgjë prej kësaj nuk ka ndodhur. Një vit pas mund të themi se këto ishin lajme të rrjeshme, alarme të rrjeshme dhe thjesht nxitje e panikut”, thotë një prej hulumtuesve të Novosadska novinarska škola, Stefan Janjić.

Analiza e lajmeve të rrejshme tregon se ato më së shpeshti i transmetojnë mediat tabloide. Megjithatë, autorët e sajtit tash së voni të krijuar “Raskrinkavanje” (Zhveshje), kanë vërtetuar se edhe shërbimet publike RTS (Radio Televizija Srbije) dhe RTV (Radio Televizija Vojvodine) publikojnë lajme të rrejshme për çka, bashkë me gazetën “Kurir” dhe agjencinë “Tanjug”, gjenden në listën e tyre të kuqe të mediave.

“Ka media për të cilat është dëshmuar se shumë herë kanë qenë dorë e zgjatur e pushtetit, kanë shërbyer si njëfarë makinerie propagandistike, aspak të padëmshme, naive dhe të pafajshme, kështu që nuk do t’i aboloja nga çdo lloj përgjegjësie dhe gjithnjë do t’u qasesha me premisën se ato shumë mirë e dijnë se ç’po bëjnë,” vëren Marija Vučić, gazetare e sajtit “Raskrinkavanje”.

Që një media të gjendet në listën e kuqe të “Raskrinkavanje”, mjafton që të ketë publikuar së paku një lajm të rrejshëm në dy muajt e fundit. Informata që i solli shërbimet publike në këtë listë ishte transmetimi i një lajmi të trilluar të “Tanjug-ut”. Agjencia kishte botuar deklaratën e ministres së Ndërtimtarisë, Komunikacionit dhe Infrastrukturës, Zorana Mihajlović para se ajo të ketë arritur në ngjarje. Marija Vučić rikujton edhe lajmin e agjencisë së njëjtë që kishte sjellur acarimin e raporteve mes Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, kur gabimisht ishte transmetuar deklarata e anëtarit të kryesisë, Bakir Izetbegović rreth pranimit të Kosovës.

“’Tanjug’ botoi lajmin se BeH do ta njihte Kosovës dhe këtë, pa kurrfarë verifikimi, e kishin transmetuar mediat e tjera. E shumë lehtë ishte të verfikohej ai lajm meqë Izetbegović atë intervistë e kishte dhënë për ‘Deutsche Welle’. Në pyetjen e gazetarit nëse BeH do të njeh Kosovën, ai kishte thënë “shpresoj se po”. Disa ditë pas në ballinën e “Informer-it” shkruante “Izetbegović do të donte të prente”, dhe kjo është sikur një topth bore që rrokulliste gjithnjë e më shumë dhe ju nuk keni as ide ku është burimi i asaj informate, sikur edhe ndodhi. Dhe në fund, një storje e tmerrshme, raportet acarohen dhe e gjithë kjo për arsye se ‘Tanjug’ kishte bërë një gjë aq të pandershme,” ka thënë ajo.

Pasojat fatale të ritransmetimit shkel-e-shko të informatave të pakonfirmuara dhe deklarata në formën e lajmeve të rrjeshme janë parë edhe gjatë raportimit mbi fruthin – sëmundjen që më nuk do të duhej të ekzistonte, e nga cila në tetor të vitit të kaluar ishin infektuar mbi katër mijë njerëz. Në Serbi po zhvillohen hetime kundër individëve që publikisht e përhapën dezinformatën rreth vaksinimit, por mungon vërejtja e trupave regullativ të mediave.

“Ka lajme të rrejshme që nuk mund të ndikojnë në proceset shoqërore, të rrezikojnë sigurinë kombëtare apo shëndetin. Këtë kemi pasur rastin ta shohim tash së voni në fushatën kundër vaksinimit të fëmijëve kur personalitete të ndryshne publike, astrologë dhe laikë të tjerë, duke u bazuar në hulumtime dhe lajme të paverifikuara, kanë përhapur informatën se vaksinimi qenkësh i rrezikshëm dhe në këtë mënyrë e rrezikuan shëndetin publik në mbarë Republikën e Serbisë. Kjo është fushë ku sidomos duhet luftuar lajmet e rrejshme meqë janë jashtëzakonisht të rrezikshme”, ka vlerësuar hulumtuesi Janjić.

Deklaratat dhe premtimet e politikanëve shpesh janë lajme kryesore, të cilat shumica e mediave nuk i hulumton dhe verifikon në mënyrë kritike. Qytetari në rrethana të tilla të premtimeve, mund t’i ndjejë pasojat , në lëkurën e vet, që është një proces që mund të zgjasë. Tash dhjetë vjet sajti “Istinomer” (“Vërtertmatësi”) vlerëson vërtetësinë e deklaratave të politikanëve, e hulumtimi i tyre i vitit të kaluar ka shpalosur një statistikë dëshpëruese – nga 140 deklarata të vlerësuara, vetëm gjashtë ishin të vërteta.

“Me ndërrimin e pushtetit kanë filluar të veçohen tre politikanë, tre liderë të atëhershëm: Vučić (Aleksandar), Dačić (Ivica) dhe Dinkić (Mladjan). Me shkuarjen e  Dinkić-it, mbetën vetëm dy, e që së shpejti të veçohet vetëm Vučić, i cili bënë shumicën e deklaratave, e një numër të madh të deklaratave të tij ne më shë shpeshti i kemi vlerësuar negativitisht. Fatkeqësisht, nëse ata nuk ndëshkohen në zgjedhje, fitojnë shtytje që të veprojnë në mënyrë të njëjtë si më parë”, konsideron Siniša Dedić, gazetar i “Istinomer”.

Hulumtimi i sivjetëm mbi nivelin e shkrim-leximit të mediave në Evropë, ka treguar se vendet e Ballkanit janë më së paku “rezistente” ndaj shpërndarjes së lajmeve të rrejshme, dhe se Serbia është gjetur në vendin e 29-të nga 35 shtete. Kryetari i Shoqatës së Pavarur të Gazetarëve të Vojvodinës (Nezavisno društvo novinara Vojvodine – NDNV), Nedim Sejdinović, rikujton se përhapjen e lajmeve të rrejshme në Serbi nuk e lejojnë Ligjin mbi Informimin dhe mediat dhe Kodeksi i gazetarëve të Serbisë.

“Në kohën kur politikanët çdo ditë paraqesin të pavërteta dhe premtime të rrejshme, përgejgjësi e gazetarëve është edhe më e madhe. Mediat dhe gazetarët jo vetëm se e shkelin kodeksin medial, jo vetëm se e dezinformojnë publikun dhe punojnë kundër interesit pëublik, por edhe i shkaktojnë dëm jashtëzakonisht të madh shoqëërisë. Ky nuk është roli i mediave, nuk është roli i gazetarëve. Ata duhet, dhe jo vetëm sipas standardeve profesionale por edhe sipas kodeksit etik, të shkojnë një hap tutje,” ka thënë Sejdinović.

Pos që janë gazetarë, si qytetarë, ata duhet të shkojnë “një hap tutje” dhe t’i verifikojnë informata, deri më tash nuk ka përgjigje precize si të luftohet kundër lajmeve të rrjedhshme, që përhapen me shpejtësi të dritës përmes internetit. Organizata “Reporterët pa Kufij propozoi futjen e konfirmimit për media që respeketojnë normat e moralit profesional, që do të kontribuonte në pozicionimin e tij si burime të qëndrueshme të informacionit, me plan të zbatimit prej vitit 2019.