KosovaLive360

Sot në zyret e Alternativës për takim ishte shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova me bashkëpunëtorë. Në këtë takim ajo u takua me kryetaren e Alternativës, Mimoza Kusari – Lila dhe nënkryetarin, Ilir Deda.

Tema e takimit ishte situatë aktuale pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 11 qershorit dhe domosdoshmëria e krijimit të institucioneve kredibile për të qeverisur në Kosovë.

Udhëheqësit e Alternativës e njoftuan Apostolova me qëndrimet e tyre si deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe me vizionin se si Alternativa e sheh Qeverinë e ardhshme të Kosovës.

Të dy palët u dakorduan se vonesat në krijimin e insitucioneve mund të shkaktojnë dëme Kosovës, të cilat jo vetëm që mund ta zvogelojnë kredibilitetin e zgjedhjeve, por edhe mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme ekonomike dhe financiare, si rrjedhojë e humbjes potenciale të fondeve te BE-së permes IPA-së, gjë e cila po ashtu ndërlidhet me zbatimin e marrëveshjes me FMN.

Alternativa si subjekt politik, mbetet e përkushtuar që Qeverisja e ardhshme e Kosovës duhet në mënyrë të qartë t’i jap prioritet luftës ndaj korrupsionit, zhvillimit ekonomik dhe integrimit të vendit, ndërsa çështjet me rëndësi për vendin i shohim të zgjidhen me konsensus të gjerë politik.

Të Rekomanduara