KosovaLive360

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka dërguar një telegram ngushëllimi, me rastin e vdekjes së ish-deputetit Agim Kikaj.

“E nderuar familje Kikaj,

Me hidhërim pranova lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Agim Kikaj.

Deputeti i Kuvendit të Republikës se Kosovës, Agim Kikaj, me punën e tij ka dhënë kontribut të çmueshëm, duke u dalluar për urtësinë dhe pozitivitetin e treguar gjatë gjithë kohës. 

Humbja e më të dashurit tuaj, ka prekur jo vetëm familjen tuaj, por të gjithë qytetarët e Republikës se Kosovës dhe institucionet e saj.

Ju lutem të nderuar familjarë, pranoni ngushëllimet e mia, të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, për këtë humbje të madhe. Ngushëllime”. 

Të Rekomanduara