Vërshim regjistrimesh të votuesve pas postimit të Taylor Swift në Instagram

Nga Vote.org thuhet se ka pasur një lumë regjistrimesh të votuesve të ri qëkur Taylor Swift theu heshtjen e saj rreth politikës duke nxitur 112 milionë ndjekësit e saj që të regjistrohen për të votuar.

“Janë shtuar 65,000 regjistrime në një periudhë të vetme 24 orëshe që nga postimi i Swift,”  tha Kamari Guthrie, drejtoresha e komunikimit për Vote.org.

Sipas saj, faqja jopartiake e internetit ka pasur 5,1813 regjistrime të votuesve në Tennessee këtë muaj, dhe prej tyre 2, 144 regjistrime janë vetëm nga dy ditët e fundit.

Guthrie tha se faqja e internetit Vote.org ka pasur edhe një shtim të vizitorëve që nga postimi në Instagram i Taylor Swift, me 155,940 vizitorë në ditë pas lajmërimit të yllit të popit.

“I falenderohemi Zotit për Taylor Swift” ka thënë Guthrie.

Në postimin e saj në Instagram të dielën, Swift, që ka qëndruar gjatë e heshtur rreth pikëpamjeve të saj politike ka mbështetur ish-guvernatorin e Tennessee Phil Bredesen mbi Marsha Blackburn në garën për senatin e shtetit.

“Sado që i kam votuar në të kaluarën dhe do të doja të vazhdoja t’i votoja gratë për pozita, nuk mund ta mbështes Marsha Blackburn,” shkroi Swift. “Do të votoj për Phil Bredesen dhe Jim Cooper për Dhomën e Përfaqësuesve. Nuk mund të votoj për dikë që nuk është i gatshëm të luftojë për dinjitetin e të gjithë amerikanëve, pa marrë parasysh ngjyrën e lëkurës, gjininë apo kë duan.”