Ushqimi i duhur gjatë shtatzënisë

Ajo që një grua ha dhe pi gjatë shtatzënisë është burimi kryesor i ushqimit të foshnjës së saj. Pra, ekspertët rekomandojnë që gjatë kësaj kohe nëna e ardhshme duhet të zgjedhë një shumëllojshmëri ushqimesh dhe pijesh të shëndetshme për të siguruar që foshnja ka ushqimin e nevojshëm për rritje dhe zhvillim.

Ushqimet që preferohen  

Gjatë shtatzënisë qëllimi është të hash ushqime të shëndetshme gjatë gjithë kohës, Krieger thotë për Live Science. Për të maksimizuar ushqyerjen para lindjes, ajo sugjeron pesë grupet e ushqimit në vijim: frutat, perimet, proteinat, drithërat dhe produktet e qumështit. Krieger këshillon gratë shtatzënë që gjysmën e pjatës ta mbushin me fruta dhe perime,  gjysmën tjetër me drithëra e proteina dhe gjithashtu të ketë një produkt të qumështit në çdo vakt. Përveç kësaj diete të shëndetshme, gratë shtatzënë poashtu duhet të marrin çdo ditë vitamina që u japin përbërës ushqimor që u mungojnë ushqimeve të tjera, si acidi folik dhe hekuri.

Ushqimet që duhet larguar

Ndërsa ushqimin që duhet limituar është peshku. Peshku përmban një metal, merkurin, që mund të jetë i dëmshëm për zhvillimin e trurit të fëmijës.

Atë çka duhet shmangur plotësisht është alkooli sepse mund të kalojë nga gjaku i nënës te foshnja. Konsumimi  i madh i alkoolit gjatë shtatzënisë është i lidhur me çrregullime që mund të përfshijnë probleme fizike, si dhe vështirësitë në të mësuar dhe sjellje te foshnjat dhe fëmijët, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).